Kushtetuesja "rrëzon" përsëri qeverinë. Fitojnë 4 gjyqtarët
Gjykata Kushtetuese nisi dje shqyrtimin e ankimimit për ligjin e lustracionit, edhe pse përfaqësuesit ligjorë të Këshillit të Ministrave kërkuan përjashtimin e katër gjyqtarëve nga ky proces për shkak të konfliktit të interesit. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese i dhanë përgjigje dilemës nëse kjo gjykatë do të vijonte të shqyrtonte ligjin e lustracionit pasi mazhoranca e Kuvendi i Shqipërisë kanë kërkuar edhe më parë që kjo të mos ndodhë. Zëvendësministri i Drejtësisë, Viktor Guni, publikoi dje emrat e katër gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilët sipas tij nuk kanë të drejtë të shqyrtojnë ligjin. Guni kërkoi që kreu i Gjykatës, Vladimir Kristo, si dhe anëtarët e tjerë, Fehmi Avdiu, Kujtim Puto, Petrit Blloçi të përjashtohen nga e drejta e vendimmarrjes për ligjin e dosjeve, pasi gjatë kohës së diktaturës kanë marrë vendime me karakter politik, duke dënuar njerëz, kryesisht me akuzën për agjitacion e propagandë dhe një rast për arratisje. Pas paraqitjes së kërkesës, trupit gjykues i është dashur rreth 60 minuta që ta marrë në konsideratë dhe të dalë në përfundimin se nuk mund ta pranojnë atë duke parashtruar dy arsye. Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Sokol Berberi, tha se misioni i gjykatës është të jetë garant i Kushtetutës, si e tillë nuk mund të krijohen situata që e bllokojnë punën e saj. Berberi renditi si arsye të dytë faktin që argumentet e paraqitura nga përfaqësuesi ligjor i qeverisë janë hipotetike dhe se nuk kanë asnjë mbështetje në nenin 36-37 të ligjit për Gjykatën Kushtetuese. Si rezultat i rrëzimit të kërkesës së Këshillit të Ministrave hapet më në fund procesi i shqyrtimit të ankimimeve të ligjit për dosjet, ndërsa akti në fjalë vazhdon të mos ketë ndikime për shkak të një vendimi të mëparshëm për ta pezulluar atë deri në marrjen e një vendimi.
Kundër kërkesës së Këshillit të Ministrave për përjashtimin e katër gjyqtarëve nga shqyrtimi i ankimimit u shprehën edhe përfaqësuesit ligjorë të PS-së, të KSHH-së si dhe të Shoqatës së Prokurorëve. Ata vlerësuan se kërkesa përbën një precedent të rrezikshëm dhe se Gjykata Kushtetuese është i vetmi institucion garant i ligjit themeltar të shtetit, Kushtetutës. Në vijim, me nisjen e shqyrtimit, përfaqësuesit ligjorë të të gjitha palëve shprehën argumentet pro dhe kundër këtij ligji.
Socialistët të përfaqësuar nga Shega Ligori kërkuan shpalljen antikushtetues të të paktën 28 neneve të këtij ligji. Konkretisht ata i referohen neneve që kanë të bëjnë me ndarjen e pushteteve, të drejtën e punës, të drejtën për të mbrojtur nderin njerëzor, pafajësinë e prezumuar, nenin për të mos u ndëshkuar dy herë për një veprim dhe të drejtën për t‘u zgjedhur. Duke folur për Autoritetin e Verifikimit të Figurës, një strukturë që e parashikon ligji, Ligori vuri në dukje se ligji për dosjet i ka dhënë atij autoritet të gjerë e pa u mbështetur në ligj. Përfaqësuesi ligjor i prokurorëve renditi gjashtë pika si argumentet kryesore me të cilat kërkohet shfuqizimi i ligjit të dosjeve. Sipas tyre, ligji bie ndesh me parimin e prezumimit të pafajësisë dhe me ligjin organik të Prokurorisë. Prokurorët pretendojnë gjithashtu se ligji i dosjeve cenon rëndë parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve, pasi është një ligj i iniciuar nga qeveria, i miratuar nga Parlamenti dhe që shtrin efekte specifike mbi gjyqësorin dhe prokurorinë. Pika e fundit e argumenteve të padisë së prokurorëve thekson se ligji i dosjeve cenon të drejtën për të kandiduar, për t‘u zgjedhur apo për të konkurruar për ata prokurorë që preken nga ligji. Kërkesa e tretë për shfuqizimin e ligjit është ajo e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, sipas të cilit ligji i lustracionit bie ndesh me dispozitat kushtetuese dhe me disa ligje në fuqi.