Emigrantët ilegalë, as SHBA nuk u thotë më “jo”
Autori i Lajmit: Redaksia
SHBA - Inezi dhe Antonio Valenzuela janë ëndrra e çdo biznesmeni. Të rinj dhe energjikë ata janë një nga çiftet që përfaqësojnë 42 milionët me origjinë spanjolle që sot gjenden në SHBA. Respektivisht 30 dhe 29 vjeç, me dy fëmijët Esmeralda, 8, dhe Maria Luisa, 2-muajshe, çifti i emigrantëve punon (10 orë) gjashtë ditë të javës. Familja e Valenzuelas (nuk është mbiemri i tyre i vërtetë) arrin një mesatare të ardhurash prej 43,000 dollarësh në vit, që do të thotë një shumë e kënaqshme për një familje amerikane të shtresës së mesme. Por Inez dhe Antonio nuk janë grupi tipik i konsumatorëve amerikanë. Ata janë pa dokumente dhe punojnë ilegalisht në SHBA. Kur çifti së bashku me Esmeraldën kaluan kufirin meksikan, pesë vjet më parë, ata nuk kishin para, as punë, madje u mungonin dhe dokumentet më minimale si numri i sigurimeve sociale. Të këshilluar nga miq dhe familjarë ata shumë shpejt u përshtatën me jetën e një emigranti që duhej tu fshihej autoriteteve. Ata aplikuan në konsullatën meksikane për një kartë identifikimi, e njohur si matrikulla e konsullatës, të cilën e tërheqin më shumë se gjysma e emigrantëve pa dokumente. Ajo pranohet nga institucionet financiare dhe u lejon qytetarëve të paguajnë taksat pa u kërkuar asnjë dokument tjetër. Për më shumë se dy dekada, të huajt ilegalë amerikanë kanë qenë shënjestër e autoriteteve amerikane, kryesisht për shkaqe negative. Numrat e tyre në rritje kanë detyruar amerikanët të ushtrojnë presion për pagat, shkollën spitalet dhe shërbimet e tjera publike. Frika nga rritja e mëtejshme e taksave i ka detyruar qytetarët amerikanë dhe autoritetet ti frikësohen një “pushtimi” të mundshëm të meksikanëve dhe emigrantëve të vendeve të tjera veçanërisht në shtete si Alabama, Xhorxhia, Karolina e Veriut dhe Tenesi. E Megjihatë, fermat, hotelet, restorantet dhe bizneset e vogla vazhdojnë të punësojnë punëtorë emigrantë pa dokumente pa marrë në konsideratë ligjet federale të vendit që bëjnë thirrje për ta zmbrapsur këtë fenomen. Në të njëjtën kohë, rritja e popullsisë pa dokumente po shndërrohet në një motor rritjeje. Në vitet e shkuara, kompanitë më të mëdha amerikane të konsumit, bankat, kompanitë e sigurimeve, huadhënësit, etj vendosën që një treg i tillë emigrantësh ilegalë që arrinte deri në 11 milionë njerëz ishte thjesht shumë i madh për tu injoruar. Mund të jetë e jashtëligjshme për venezuelianët që të jetojnë në SHBA apo të punësohen atje, por ska asgjë të keqe po tu shesësh atyre. Kështu, e parë me një sy të kujdesshëm për shkak të debatit politik të madh që ka ngjallur, biznesi ka si shënjestër Valenzuelat dhe miliona emigrantë të tjerë që kanë hyrë ilegalisht në vend. Shumë kompani u lejojnë atyre lehtësira në shitje vetëm duke poseduar një kartë matrikullore si ajo e familjes Valenzuela. Blue Cross of California, që është pjesë e kompanisë gjigante të sigurimit, ËellPoint Inc. (ËLP ), i përdor gjerësisht kartat e identitetit të lëshuara nga konsullatat për të kontraktuar me emigrantët e paligjshëm. Por më shumë emigrantë pa dokumente që paguajnë taksa mbi ta ardhurat mund të ndihmojnë taksapaguesit vendas tu lehtësohet një barrë e madhe nga taksat e larta të shkollave, sistemit shëndetësor dhe shërbimeve të tjera.
Ky lajm është publikuar: 03/02/2010