E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Devollit, burg pa afat për Karajn

Autori i Lajmit: Redaksia

Gjykata e Korçës vendosi masën e arrestit burg pa afat për Besim Karajn, personin e akuzuar për vrasjen e tre vëllezërve Mulliri në fshatin Vidohovë të Devollit. Mësohet se policia ka marrë në mbrojtje familjen e autorit, pasi i druhet një hakmarrjeje të mundshme mes familjeve të përfshira në këtë ngjarje. Besim Karaj, autori i masakrës së Devollit u arrestua para dy ditësh në mesditë në fshatin e tij të origjinës. Besim Karaj u kap në shtëpinë e vëllait të tij në Thumanë të Fushë-Krujës, ku ishte strehuar pas kryer së krimit të rëndë. Pas informacioneve, policia realizoi operacionin e arrestimit të të shumëkërkuarit Karaj, i cili ditën e premte vrau me armë zjarri tre vëllezër në fshatin Vidohovë të Devollit, ku ai jetonte pas martesës me një vajzë të këtij fshati. Ka qenë xhelozia ajo që çoi në këtë krim të rëndë. Karaj kishte kapur në flagrancë me të shoqen një nga vëllezërit Mulliri dhe për tu hakmarrë i vrau të tre, duke e shuar këtë familje. Në fillim u tha se ai mund të jetë larguar drejt Greqisë, duke qenë fshat kufitar, por më pas kjo hipotezë u rrëzua. Në bazë të informacioneve policia lokalizoi vendin ku strehohej autori i krimit dhe arriti ta prangosë atë sot në mesditë rreth orës 14:30. Në mëngjes policia tha se ka vënë në dispozicion të informatorit 30 mije euro dhe mendohet se të dhënat nga qytetarët kanë ndihmuar në gjendjen e vendndodhjes së tij.

Ky lajm është publikuar: 03/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›