Vajza i tha të atit: “Një djalë vjen çdo natë e rri me mamin”
Autori i Lajmit: Redaksia
Masakra e Devollit do të ishte lajmi i parë ditët e fundit në media, por edhe në shtëpitë e shqiptarëve kjo histori nuk ka mbetur pa u komentuar.
Por, deri në arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së tre vëllezërve Mulliri në Vidohovë të Devollit, të gjithë ja vunë fajin për masakrën, pikërisht autorit të dyshuar të ngjarjes Besim Karaj. Tri ditët e arratisë së Karajt do të shoqëroheshin me akuza të njëpasnjëshme të babait të viktimave, por asnjë reagim nga familja e autorit të dyshuar të ngjarjes. Me dorëzimin e Besimit në polici, ngjarja duket se ka nisur të marrë ngjyra të tjera. Familjarët kanë guxuar të flasin para medies, e po kështu dhe para policisë. E para që ka tentuar të mbrojë Besim Karajn ka qenë nusja e vëllait të këtij të fundit, e cila ka zbardhur për medien e policinë detaje të pathëna më parë të jetës së personit më të kërkuar në vend, ditët e fundit.
Familjarët
Në gojën e kunatës, Bukurie Mulliri vijnë të tjera dëshmi, aspak të ngjashme me ato që opinioni publik ka dëgjuar deri më sot. Sipas saj, Besimi ishte i vetëm në Devoll dhe shumica e akuzave ndaj tij janë të pavërteta. “Varfëria e detyroi besimin që pas martese të largohej nga Thumana. Ai e ndërtoi jetën në Korçë për një ekonomi e një jetë më të mirë. Atje kishte dhe më afër kurbetin, ai shkonte shpesh në Greqi. Besimi shkonte në Greqi për të mbajtur tre fëmijët dhe nusen. Ka dhjetë vjet që është larguar nga Thumana për të qëndruar afër prindërve të gruas, që dhe ajo ti kishte afër ata, si një mbështetje”, thotë Bukuria. “Besim Karaj, që është dhe kunati im ka qëndruar për pesë muaj në një burg në Greqi. Tradhtia bashkëshortore ndaj Besim Karajt mësohet nga vajza e tij e madhe. Kjo ka ndodhur kur Besimin e kapi policia greke, pasi ishte pa dokumente dhe e dënuan me pesë muaj burg”, thotë Bukuria. Ajo shton se, “edhe ne, familja e tij e mësuam nga vetë vajza, e cila i tha të atit se vjen një çun dhe rri me mamin çdo natë në shtëpi. Ndërkohë që, Besimi kthehet nga Greqia dhe e gjen nusen bashkë me të dashurin në krevat”.
Besimin e kërcënonin
Por, kunata e besimit nuk heziton të hedhë poshtë akuzat e shpeshta të këtyre ditëve, sipas të cilave Besimi kishte kërcënuar herë pas here tre viktimat. “Besimi ditën e krimit u sulmua nga vëllezërit Mulliri. Ka shenja nga viktimat që e kanë rrahur atë ditë. Ata e kërcënonin se ishte i pambrojtur në atë vend, skishte njeri në Vidohovë të Korçës, ishte i vetëm”, kështu e përfundon dëshminë e saj Bukuria, duke dhënë një version tjetër të ngjarjes, që errësoi vetëm figurën e autorit, i cili nuk pati mundësi të kundërshtonte, pasi ndenji tre ditë në arrati.
Ky lajm është publikuar: 03/02/2010