Si trajtohen fobitë, depresioni dhe traumat psikike
Autori i Lajmit: Redaksia
I nderuar Doktor, me shumë dëshirë lexova këshillat tuaja , prandaj vendosa të të shkruaj edhe unë. Jam nga Prishtina, 20 vjeçar. Qysh në moshën 13 vjeçare kanë filluar të më zbardhen flokët, vuaj nga vesveset. Jam nervoz, më bën përshtypje shumë mendimi i të tjerëve, e lodh kokën me sende pa lidhje. Jam vesves edhe në pastërti, mërzitem shumë për moshën që e kam, mendoj shumë për kohën e kaluar, për sendet që nuk i kam më dhe që kam mundur ti kem. Disa herë kam menduar të bëj vetëvrasje. Doktor, dua të di prej çka vuaj dhe çka më rekomandoni. Pres përgjigjen tënde duke të uruar të gjitha të mirat në jetë.
PËRGJIGJE:
I nderuar, duhet të jesh më i fortë, frikacakët nuk dëshirojnë të sfidohen, jeta duhet jetuar. Ti nuk ke asnjë të metë me qenë pa rrugëdalje. Zbardhja e flokëve nuk të prish punë, në vitet e tuaja e bëjnë edhe si kiç, jo si brengë. Pastërtia e tepërt që të merr kohë dhe të pengon quhet frikë nga sëmundja, d.m.th nga infeksioni i imagjinuar, i paqenë. Në rregull që kërkon më shumë, por së pari puna, rezultat vijnë pastaj. Kthehu pak nga historia e familjes, shiko si babai juaj i ka përjetuar gjithë ato sfida. Të gjitha vijnë me kohën. Mendimet për vetëvrasje duhet larguar me mendimet për jetën, për kënaqësitë, për të arriturat dhe misionin e çdonjërit nga ne. Kemi ardhur në këtë botë me u zhvilluar, me ndihmuar të tjerët, për të rritur fëmijët, të bëjmë sa më shumë vepra të mira. Duhet ta kthesh vetëbesimin dhe mendimet e mira; se ti mundesh, vlen, do ti tejkalosh të gjitha. Hapu, bisedo me shokë, me prindër. Gjithçka mbetet sekret edhe nëse bisedon me psikiatrin.
Jam 21 vjeçare. Jam bërë vesvese, mendoj vetëm për vdekjen, sidomos në mbrëmje. Kudo që më dhemb mendoj që do të vdes. Svë gjumë deri në orët e vona, edhe kur të bie në gjumë, zgjohem, mendoj gjëra të kota, ndonjëherë më kap ankth dhe prindërit kur flenë, sidomos nëna, shikoj a merr frymë dhe mendoj që prindërit e mi mund të vdesin. Këtë gjendej e kam prejse e kam parë një të afërme timen të vdekur dhe prej atëherë më ka mbetur një lloj traume. Flas nganjëherë me vete dhe pa e thënë një emër te një personi nuk mundem. Në fakultet kjo smë ndodh, por kur kthehem në shtëpi mendoj se si kam kaluar dhe ndoshta do të vdes.
PËRGJIGJE:
Mjaft e lehtë, ti vajzë ke ankth, frikë nga vdekja. Është e vërtetë edhe ajo që e ke pa të afërmen tënde duke vdekur, je traumatizuar, e ke përjetuar shumë rëndë. Vazhdo ta kuptosh se nga frika, droja, ankthi, problemet me frymëmarrjen në bazë psikike nuk vdes. Kështu, duke e njohur këtë problematikë dhe dilet, braktiset ankthi i tillë. Vdes vetëm kur të vijë koha, mosha e shtyrë me sëmundje normale të pleqërisë. Me 21 vjet duhet të punosh shumë, të merresh me punën tënde. Nëse nuk mund ta arrish vet të dalësh nga kjo amulli, mund të përdorësh nga gjysmë tablete starcitin 20mg pas mëngjesit dhe bensedin 2 mg dy herë në ditë dhe një para ose gjatë panikut “se mund të ngulfatesh ose nuk mund me dal nga vendi i caktuar” (e gjitha kjo në mendjen tënde, jo në realitet). Kjo nuk është e metë, mos e fshih! E kundërta të con më herët te suksesi. Nëse kjo nuk jep sukses pas katër javësh, duhet të paraqitesh tek psikiatri ose psikologu.
Përshëndetje. Jam Bekimi, 27 vjeç, vuaj nga një nervozë e tepruar. Kur jam në atë gjendje, dridhem i tëri, po e njëjta gjë më ndodh edhe kur kam emocione. Tashmë diçka e jashtëzakonshme po ndodh te unë, kam probleme me ngritje hormonesh, djersitem shumë edhe kam humb besimin te vetvetja. Kisha pas dëshirë të më këshilloni si të dalë nga kjo situatë?
Pres përgjigje.
PËRGJIGJE:
Z. Bekim , mund të kesh probleme edhe nga traumat që i ke të përditshme, kjo gjendje të ka lodhur tashmë, të ka ngarkuar emocionalisht dhe fizikisht. Probleme tjera të natyrës psikologjike ke sa të duash. Probleme vegjetative janë; lodhja, djersitja që dalin nga tensionimet nervore, nga temperamenti rigid, ngacmueshmëria, nervoza etj. Vetë besimi është kyç në tërë këtë lëmsh të problemeve. Duhet të bisedosh me psikiatrin. Sa i përket ngarkesës hormonale, duhet të bisedoni me endokrinologun.
Doktor i nderuar, jam 41 vjeç. Për shkak të traumave psikike që i kam pasur në një periudhë të jetës, ka një vit që vuaj nga Hypogonadizmi sekondar. Karakteristikat seksuale i kam të dobëta. Një kohë kam marrë Sustanon dhe Depo Testosteron injeksione. Gjithsej i kam marrë 8 injeksione brenda një viti. Por, me kalimin e kohës sikur trupi mu mësua dhe nuk reagon fare ndaj këtij trajtimi. Lexova për një rast se një pacient ka marrë injeksione çdo javë për gati 6 muaj dhe, pastaj ia ka nisë ti ndjejë rezultatet. A mund të më sqaroni diçka më shumë rreth kësaj.
PËRGJIGJE:
I nderuar, mund tju them që çdo rast me hypogonadizëm sekondar është i veçantë, kështu që, kërkoni nga endokrinologu juaj që tju mbështes dhe tiu caktojë dozën përkatëse të hormoneve. Ai e din mirë gjendjen e juaj fiziologjike dhe mund të kalkuloj me doza të testosteronit.
Pranoni përshëndetjet e sinqerta. I nderuar z. Drevinja. Një e afërm e imja, vuan nga fobia e territ dhe shkurtimisht po ju shkruaj duke ju kërkuar ndihmë! Në momentin që zgjohet natën, apo në ndonjë rast që nuk ka qoftë pakëz dritë, ajo e humbë kontrollin nga frika. Ju lutem, a ka ndonjë mundësi për ta ndihmuar?
Me respekt Besi.
PËRGJIGJE:
Z. Besi, nuk shoh ndonjë problem të madh, nëse asaj i ndihmon ndonjë dritëz e vogël nuk prish punë. Mundohu që tia shpjegoni, kuptoni së bashku fobinë e territ dhe padobinë që vjen nga ajo. Më pastaj, kur ta kuptojë, filloni duke venitur dritën dalëngadalë deri në zbehje të reagimeve në terr. Nëse e gjithë kjo sbënë punë, nëse vërtet veprimet e saja e pengojnë dike ose atë vet, atëherë duhet kërkuar profesionistin.
Ky lajm është publikuar: 03/02/2010