E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabisin kasaforten e Ujesjellesit, arrestohen tre autoret

Tre te rinj jane vene ne pranga, pasi kane vjedhur kasaforten e Ujesjellesit te Tiranes, ne afersi te zones se quajtur "Medreseja". Ngjarja ka ndodhur mbremjen e dy diteve me pare, kur te rinjte kane hyre nga dritarja dhe kane thyer arken e ndermarrjes, duke marre 376 mije leke te reja, qe do ndaheshin mes tre te rinjve. Policia e Tiranes ka bere te ditur dje se ka vene ne pranga Gentian Kalo, 21 vjec, i denuar me pare per "armembajtje pa leje", Fatjon Laskun, 24 vjec dhe Marjus Serjani, 21 vjec, te tre banues ne kryeqytet. Mesohet se prangosja e tyre nga agjentet e Komisariatit nr. 4 eshte bere ne momentin qe kane qene duke ndare leket. Sipas te dhenave te policise, te rinjte jane kapur gjysme ore pasi ishte shperthyer dhe vjedhur kasaforta e parave te grumbulluara nga shlyerja e faturave te ujit prane "Medresese". Gentian Kala, Maris Seriani, dhe Fatjon Vrasku, jane kapur teksa ndanin ne makinen e tyre 376 mije leket e vjedhura. Ne cilesine e proves materiale eshte bllokuar edhe mjeti tip "Renault", me targa TR 5641 M, prane zones se "Brrylit", ne Tirane.

Ndalimi i grupit te grabitesve eshte kryer nga sherbimet e Komisariatit numer 4 te Policise se Tiranes, ne oren 04:00, ne te gdhire te dites se djeshme. Por vetem pasi kane realizuar arrestimin, jane dyndur oficeret e zyres se zbulimit te vjedhjeve te Drejtorise se Policise se Qarkut dhe oficere te Komisariateve 3 dhe 4 te kryeqytetit. Veprimet hetimore dhe procedurale cuan ne perfundimin se autoret per te hyre ne ambientet e brendshme te ndermarrjes kane shfrytezuar nje dritare te ndermarrjes, me qellim marrjen e parave ne arken e Ujesjellesit Tirane. Te arrestuarit dyshohen te jene autore te vjedhjes se nje numri te madh dyqanesh dhe banesash te kryera kete vit dhe nje ekip i oficereve te policise ka nisur hetimin per verifikimin dhe dokumentimin e te gjitha ngjarjeve, per te cilat dyshohen. Per kete qellim u jane marre gjurmet e gishterinjve dhe pritet krahasimi me vendngjarje te tjera ne kryeqytet per te kryer zbardhjen.

A.Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›