Deshmitare VIP per "Banden e Durresit"
Redinalda Caushaj
Prokuroria siguron 193 deshmitaret per procesin e bujshem kunder 17 te pandehurve te "Bandes se Durresit", ku perfshihen dy grupet rivale te Lulzim Berishes dhe Indrit Dokles, te akuzuar per nje sere veprash kriminale. Ne listen e dorezuar ne Gjykaten e Krimeve te Renda nga prokuroria figurojne edhe emra VIP te dyshuar apo te proceduar me pare per vepra te ndryshme, por edhe te aferm te te dyshuarve. Mes tyre bie ne sy Leonard Koka, vellai i ish-kryebashkiakut te Durresit, Lefter Koka, i liruar pak muaj me pare nga burgu, ndersa u denua per kontrabanden e cigareve ne vitin 2005. Po keshtu edhe Fjorentina Kotorri, e denuar per falsifikim dhe e njohur per lidhjen e saj me Berishen, Leonard Murataj, kundershtari i kreut te grupit te Durresit, te aferm te te ndaluarve dhe i penduari i procesit, Adriatik Coli. Bie ne sy numri i madh i deshmitareve femra, nje pjese e te cilave jane lidhje shoqerore apo familjare e te dyshuarve.
Procesi
Pas nente muajsh zvarritje te procesit gjyqesor, dje ne Gjykate te Krimeve te Renda eshte hapur procesi gjyqesor ndaj "Bandes se Durresit". Pas debateve te ndryshme per ndarje te procesit gjyqesor dhe largimit te trupi gjykues, pasi eshte cilesuar si njeanshem, procesi u deklarua i hapur, kurse prokurori i ceshtjes, Anton Martini, ka lexuar kerkesen per gjykim para kryesuesit Gurali Brahimllari. Ne listen e gjate te deshmitareve jane perfshire edhe emra VIP, te gjykuar nga togat e zeza. Ne liste gjenden emrat e Leonard Kokes, Leonard Murataj, Erald Bajramaj e Fiorentina Kotorri, prej se ciles, policia mundi te bjere ne gjurme te Lulzim Berishes e Indrit Taullajt. Emri i Kokes ka dale gjate deshmise se te penduarit te bandes, Adriatik Coli, nderkohe qe Murataj e Bajrami mesohet te kene qene rivalet e bandes se Lul Berishes. Krejt ndryshe ka qene pozicioni i Fiorentina Kotorrit, mikja e ngushte e Berishes, nga ku fale ndjekjes qe iu be nga policia u ra fillimisht ne gjurme te kapos se bandes, Berisha ne Maqedoni, dhe me pas te Indrit Taullaj, i strehuar ne nje pallat ne bulevardin "Zogu i Pare". Nje tjeter deshmitar VIP eshte edhe Leonard Koka, vellai i ish-kryebashkiakut te Durresit, Lefter Koka.
Seriali
Hetimi per te pandehurit e Bandes se Durresit ka nisur ne prill te vitit 2005, pas vrasjes se Klodian Saliut. Gjate hetimeve ka rezultuar se i pandehuri Lulzim Berisha dhe Klodjan Saliu (aktualisht i vrare), qe nga viti 1997 e ne vazhdim kane krijuar dhe drejtuar nje organizate kriminale, ne te cilen benin pjese te pandehurit Plaurent Dervishaj, Indrit Taullaj, Adriatik Coli, Indrit Dokle, si dhe Ilir Xhunga dhe Arben Paja, keta te vrare. Teksa prokuroria hetonte vrasjen e Saliut, prokuroria arriti te zbardhte nje tjeter vrasje, ajo e dates 17 tetor i vitit 1998, ku ka mbetur i vrare shtetasi Dritan Sallaku dhe jane plagosur Ilir Nela dhe Agim Rexhepi. Me pas jane vrare Arjan Paja e Viron Curri, si dhe eshte plagosur Marsel Sotiri, i cili u vra me vone. Seriali ka vazhduar deri ne vitin 2007, kur u kapen edhe pjesa tjeter e te kerkuarve ne Tirane e Spitalle te Durresit.
Lista e deshmitareve VIP
Leonard Koka, vellai i ish-kryetarit te Bashkise Durres, Lefter Koka dhe i denuar per kontrabanden e cigareve
Fjorentina Kotorri, mikesha e Lulzim Berishes
Leonard Murati, kundershtari i Lulzim Berishes
Erald Bajrami, kundershtari i Lulzim Berishes
Adriatik Coli, i penduar i procesit gjyqesor
Te aferm te te dyshuarve dhe deshmitare ngjarjesh
Ne liste jane 193 persona, nga te cilet nje pjese jane gra