Emigrantët në Itali, 80 mijë vende të reja pune
Autori i Lajmit: red.
Italia ofron 80 mijë vende pune për emigrantët, përfshi edhe ata shqiptarë. Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria e Migracionit pranë Ministrisë së Punës shqiptare, e cila raporton gjithashtu se “Tri ditë më parë është botuar në Gazetën Zyrtare, Dekret-Fluksi për punëtorë stinorë, shtetas nga shtete joanëtare të BE-së. Shifra 80 mijë përfaqëson kuotën maksimale të lejuar për të gjithë këta shtetas. Tashmë punëdhënësit, që dëshirojë dhe kanë nevojë për këtë kategori punëtorësh mund të hartojnë kërkesat me emër, që mund të dërgohen sipas procedurës, duke filluar nga ora 8.00 e datës 15 prill 2009”.
Përzgjedhja
Sistemi i kuotave përcakton numrin maksimal të hyrjeve të lejuara për këtë vit në Itali. Kjo nuk do të thotë që një shteti joanëtar të BE-së, apo institucioni të tij, i vijnë kërkesa pa emër, duke i lënë hapësirë atij që të përzgjedhë punëmarrësit. Pra, secili nga të interesuarit duhet të sigurojë individualisht kontratë pune nga një punëdhënës italian.
Si të gjitha kërkesat e deritanishme edhe kërkesat për punëtorë stinorë kanë në themel kërkesën e një punëdhënësi, që e zgjedh me emër shtetasin e huaj, duke e njohur personalisht, apo me rekomandime të të njohurve, të afërmve, etj. Siç del edhe nga përmbajtja e Dekretit, kuotat për punësim stinor nuk ndahen në bazë shtetësie. Sidoqoftë, ky lloj punësimi, pavarësisht se në bazë ka kërkesën e punëdhënësit, nuk do të mundësohej për shtetasit shqiptarë, nëse Republika e Shqipërisë nuk do të kishte nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Republikën Italiane në fushën e migrimit, në dhjetor 2008.
Emigrantët
Sa më sipër u konceptua edhe nga kërkesa të shtetasve shqiptarë, që rëndom na pyesin: “Edhe pse njohim punëdhënës që janë të gatshëm të na sigurojnë një kontratë pune, sipas procedurave të vendosura nga shteti italian, nuk dimë si dhe kur të fillojmë procedurat dhe si të veprojnë”, - shkruajnë emigrantët shqiptarë në Drejtorinë e Migracionit në Shqipëri. Ministria e Punës, Shëndetit dhe Politikave Sociale të Italisë ka bërë edhe ndarjen e vendeve të lira të punës sipas rajoneve dhe provincave.
Procedura
Duke nisur nga ora 8.00 e datës 11 prill mund të hartohen kërkesat për të thirrur në Itali dhe për të punësuar 80 mijë punëtorë stinorë, shtetas nga shtete joanëtare të BE-së. Kërkesat mund të dërgohen vetëm nga punëdhënësit, përmes internetit, duke u nisur nga ora 8.00 e 15 prill 2009. Shërbimi i “Help Desk” i Ministrisë së Brendshme do të jetë në dispozicion, duke filluar nga ora 9.00 e 14 prill 2009. Punëdhënësit mund të ndihmohen nga shoqatat e tyre të kategorive, apo të veprojnë individualisht. Në rastin e atyre që zgjedhin rrugën e dytë, ja etapat kryesore për paraqitjen e kërkesave të tyre:
Regjistrimi
Punëdhënësi duhet të lidhet me sitin e Ministrisë së Brendshme: www.interno.it , të hyjë në zonën/fushën e posaçme për flukset stinorë 2009 dhe të regjistrohet, duke futur emër, mbiemër, datëlindjen, një adresë të postës elektronike dhe një fjalëkalim hyrjeje. Kështu, do të marrë një e-mail, me udhëzimet për të konfirmuar regjistrimin dhe për të aktivizuar të drejtën e tij të përdorimit.
Krijimi i moduleve
Duke futur e-mail dhe fjalëkalimin, punëdhënësi i regjistruar mund të hyjë në zonën/fushën e dedikuar në www.interno.it dhe të krijojë modulet për kërkesën e tij për punësim. Për çdo modul duhen futur të dhënat vetjake dhe të atij punëtori stinor, të cilin ai dëshiron ta thërrasë në Itali. Plotësimi mirëfilltë i moduleve do të bëhet në një moment të dytë.
Sporteli Unik për Imigrimin
Tani është e domosdoshme të shkarkohet dhe të instalohet në kompjuterin personal softueri i Sportelit Unik për Imigrimin (SUI). Në atë faqe gjenden lidhjet për të shkarkuar versionet e SUI për Windows, Linux dhe Os, si dhe manualet e udhëzimeve.
Kalimi i moduleve
Aktivizohet softueri SUI, sigurohet që kompjuteri personal të jetë lidhur me internetin dhe klikohet në “importa i moduli elettronici nel programma”. Këtu duhen futur të zakonshmet e-mail dhe fjalëkalimi; pas kësaj modulet e aktivizuara më parë tek www.interno.it, do të kalojnë tek kompjuteri personal.
Hartimi i kërkesave
Në këtë fazë nuk është e domosdoshme të jesh lidhur me internet. Nga faqja kryesore e SUI, klikohet tek “visualizza domande da compilare” dhe vazhdohet duke plotësuar të gjitha fushat e kërkesës (tipi i kontratës që dëshiron të zbatosh, si punëdhënës, ku mendon të strehosh këtë punëtor, karakteristikat e ndërmarrjes tënde etj.); këto ruhen në pritje të dërgimit të kërkesës.
Dërgimi i kërkesës
Punëdhënësi lidhet me internet dhe aktivizon në kompjuterin personal softuerin SUI. Ai klikon tek “visualizza domande da inviare”, pra dërgon kërkesën për punësimin e punëtorëve stinorë. Ky veprim do të jetë i mundur, vetëm nga ora 8.00 e ditës së mërkurë, më 15 prill 2009.
Neni 1.
1. Në rrugë të programimit kalimtar të kuotave maksimale të hyrjeve të punëtorëve shtetas nga shtete jo anëtare të BE-së për vitin 2009, pranohen në Itali për motive të punës stinore, si punëmarrës, shtetasit e huaj, nga shtete jo anëtare të BE-së, që qëndrojnë jashtë Italisë, kjo brenda një kuote 80 mijë, kuotë që do të shpërndahet, mes rajoneve dhe provincave autonome, nën kujdesin e Ministrisë së Punës, Shëndetit dhe Politikave Sociale.
Neni 2
Kuota, sipas Nenit 1 ka të bëjë me:
a) punëtorë punëmarrës, stinorë jo nga shtete anëtare të BE-së nga Serbia, Mali i Zi, Bosnja-Hercegovina, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (shënim: ky është emërtimi i shprehur në këtë dekret) Kroacia, India, Pakistani, Bangladeshi, Sri Lanka dhe Ukraina;
b) punëtorë punëmarrës stinorë të vendeve si më poshtë, nga shtete joanëtare të BE-së, që kanë nënshkruar apo po nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e migrimit: Tunizia, Shqipëria, Maroku, Moldavia dhe Egjipti;
c) shtetas të huaj nga shtete joanëtare të BE-së, që mbanin leje qëndrimi si punëmarrës stinorë në vitet 2006, 2007 apo 2008.
Kuotat për çdo provincë italiane
Rajoni Liguria
Provincat
Xhenova 100
Imperia 250
La Specia 50
Savona 400
Totale 800
Rajoni Piemonte
Provincat
Alesandria 450
Asti 450
Biela 20
Kuneo 2000
Novara 50
Torino 800
Verbania C.O. 15
Verçeli 15
Totale 3800
Rajoni Val d Aosta
Provincat
Aosta 50
Rajoni Lombardia
Provincat
Bergamo 90
Breshia 550
Komo 20
Kremona 100
Leko 20
Lodi 100
Mantova 2600
Milano 200
Pavia 200
Sondrio 100
Vareze 20
Totale 4000
Provinca Autonome Trento
Trento 3000
Provinca Autonome Bolcano
Bolcano 1000
Rajoni Veneto
Provincat
Beluno 150
Padova 450
Rovigo 600
Trevizo 160
Venecia 1000
Verona 5500
Viçenza 90
Totale 8000
Rajoni Friuli Venecia Xhiulia
Provincat
Goricia 50
Pordenone 150
Trieste 50
Udine 450
Totale 700
Rajoni Emilia Romanja
Provincat
Bolonja 400
Ferrara 400
Forlì - Çezena 2000
Modena 600
Parma 200
Piaçenca 300
Ravena 2500
Rexhio Emilia 100
Rimini 1500
Totale 8.000
Rajoni Toskana
Provincat
Areco 250
Firence 180
Groseto 2500
Livorno 115
Luka 110
Masa Carrara 60
Piza 90
Pistoia 80
Prato 5
Siena 510
Totale 3900
Rajoni Marke
Provincat
Ankona 550
Askoli Piçeno 450
Maçerata 400
Pezaro-Urbino 450
Totale 1850
Rajoni Umbria
Provincat
Peruxhia 270
Terni 80
Totale 350
Rajoni Lacio
Frozinone 100
Latina 6530
Rieti 90
Roma 1000
Viterbo 180
Totale 7900
Rajoni Abruco
Provincat
Kieti 400
L Akuila** 3500
Peskara 300
Teramo 300
Totale 4500
Kuota, përkohësisht të ruajtura, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Imigrimit.
Rajoni Molize
Provincat
Kampobaso 440
Izernia 60
Totale 500
Rajoni Kampania
Provincat
Avelino 80
Benevento 750
Kazerta 2500
Napoli 1250
Salerno 2520
Totale 7100
Rajoni Puljia
Provincat
Bari 700
Brindizi 250
Foxhia 4500
Leçe 700
Taranto 350
Totale 6500
Rajoni Bazilikata
Provincat
Matera 300
Potenca 950
Totale 1250
Rajoni Kalabria
Provincat
Katanxaro 400
Kozenca 1450
Krotone 2900
Rexhio Kalabria 600
Vibo Valentia 50
Totale 5400
Rajoni Siçilia
Provincat
Agrixhento 50
Kaltaniseta 140
Katania 300
Ena 150
Mesina 180
Palermo 180
Raguza 3100
Sirakuza 1500
Trapani 100
Totale 5700
Rajoni Sardenja
Provincat
Kaljiari 130
Nuoro 500
Oristano 20
Sasari 50
Totale 700
Ky lajm është publikuar: 14/04/2009