Zv-ministri Gumi: “Dënimet alternative, nuk jemi ende gati"
Autori i Lajmit: red.
Dënimet alternative
Instituti i provës do të zgjasë edhe për shumë kohë. Kjo është pohuar nga vetë zëvendësministri Viktor Gumi, në një letër të dërguar gjyqtarëve që kanë kërkuar një shpjegim se si duhet të veprojnë me kërkesat e të burgosurve. Por në përgjigjen e tij të drejtuar kryetarit të Gjykatës së Kavajës dhe gjithë gjyqtarëve të tjerë, Gumi është shprehur se ende nuk ka përfunduar puna për ndërtimin e një stafi për Institutin e Provës. Në këtë përgjigje Gumi ka treguar vetëm se ende asgjë nuk është gati, dhe nuk ka sqaruar gjyqtarët dhe personat e interesuar se kur ky institut do të jetë gati dhe se cila është rruga që duhet të ndjekin gjyqtarët tashmë, pasi vetëm në Gjykatën e Tiranës janë me dhjetëra kërkesa që presin të përfitojnë nga ky vendim. Por gjyqtarët janë ende të detyruar që të shtyjnë kërkesat e të burgosurve dhe kjo për shkak të vonesave nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.
Përgjigjja e zv.ministrit
Zëvendësministri i Drejtësisë, Viktor Gumi, i është përgjigjur kërkesës së gjyqtarëve për ngërçin e krijuar për sa u përket lirimeve dhe Institutit të Provës. Gumi në letrën e tij drejtuar Gjykatës së Tiranës dhe disa gjykatave të tjera, ka pohuar se ende Instituti i Provës nuk është gati. Ai ka premtuar përfundimin e shpejtë të këtij instituti, por ende nuk është përcaktuar një staf. Në letrën e drejtuar gjyqtarëve Gumi shprehet: “Në përgjigje të shkresës suaj, por edhe të disa shkresave të tjera nga gjyqtarë të ndryshëm të gjykatës që ju drejtoni, ju informoj se Ministria e Drejtësisë është duke punuar intesivisht për krijimin e institucionit të ri të shërbimit të provës. Aktualisht janë miratuar një sërë aktesh nënligjore në zbatim të ligjit përkatës, janë përcaktuar dhe parashikuar efektet financiare që ka ky institucion dhe shumë shpejt do të përfundojë struktura e detajuar e organizimit të tij, si dhe rekrutimi i stafit përkatës. Ministria e Drejtësisë do t ju njoftojë se kur do të fillojë praktikisht ky institucion punën e tij, sapo të përfundojnë masat e nevojshme administrative, logjistike dhe financiare të përshkruara më sipër”, - ka mbyllur përgjigjen e tij zëvendësministri i Drejtësisë, Viktor Gumi.
Kërkesat
Vonesat e Ministrisë së Drejtësisë për dërgimin e grupit të punës në gjykatë për dënimet alternative, po mban peng me qindra kërkesa nga të burgosurit. Burimet pranë gjykatës bëjnë me dije se nga ana e Ministrisë mungon një konfirmim zyrtar për Institutin e Provës, i cili duhet të paraqitet në gjykatë si palë e tretë për dënimet alternative. Ka pasur shumë kërkesa nga të dënuarit për përfitimin e dënimeve alternative, por ato janë lënë pezull deri në mbërritjen e një përgjigjeje nga Ministria e Drejtësisë, pasi është në juridiksionin e saj caktimi i personave që do të përfaqësojnë Institutin e Provës në çdo proces gjyqësor. Funksionimi i këtij instituti është miratuar që më datën 15.01.2009, por, me sa duket, ende nuk ka filluar së funksionuari. Numri i të burgosurve që kërkojnë dënim alternativ është konfirmuar edhe nga Ministria e Drejtësisë, e cila bën me dije se ky vendim do t u vijë në ndihmë shumë të dënuarve. Përfituesit më të mëdhenj nga këto dënime do të jenë të miturit. Grupi i punës pranë Ministrisë së Drejtësisë ka përcaktuar edhe kriteret që duhet të përmbushin të burgosurit që do të përfitojnë nga dënimet alternative.
Ky lajm është publikuar: 14/04/2009