Sherri në lokal, plagoset efektivi i policisë
Autori i Lajmit: red.
Një sherr banal në një lokal në qytetin e Durrësit ka përfunduar me plagosjen e dy personave. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të ditës së djeshme në lagjen numër 17 të këtij qyteti, ku janë plagosur me armë zjarri polici Vlash Ashiku, 27 vjeç, si dhe shtetasi Sahad Muda, 27 vjeç. Mësohet se të dy të plagosurit janë zënë me një person tjetër, i cili më pas ka qëlluar drejt tyre duke i plagosur dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas të dhënave të para mësohet se të rinjtë janë zënë për motive fare banale. Polici i komisariatit të Dibrës, Vlash Ashiku, kishte shkuar në Durrës për të takuar shokun e tij, Sahad Muda. Ata kanë shkuar për të drekuar në një prej lokaleve të qytetit. Pasi kanë qëndruar për pak kohë, fare pa arsye janë grindur me agresorin. Pasi janë konfrontuar me fjalë, autori i ngjarjes ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të tyre. Në kryerjen e krimit autori ka qenë tepër i matur, pasi synimi i tij ishte t i plagoste dhe të dy të plagosurit kanë marrë goditje në gjymtyrët e poshtme. Kur ndodhi krimi të pranishëm në lokal kanë qenë edhe persona të tjerë, të cilët kanë qenë të pafuqishëm për të shuar sherrin, pasi të dy personat ishin të armatosur, si polici Vlashi, ashtu edhe autori i krimit. Polici i komisariatit të Dibrës ka qenë civil kur po drekonte me shokun e tij, pasi edhe vizita e tij në Durrës nuk kishte lidhje me punën e tij. Menjëherë pas të shtënave, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat janë vënë në ndjekje të autorit të krimit, i cili deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nuk është arrestuar dot nga policia. Në vendin e ngjarjes si provë materiale policia ka sekuestruar tri gëzhoja pistolete. Sipas të dhënave, autori i krimit ka gjuajtur tri herë në drejtim të policit dhe shokut të tij 27-vjeçar. Për të arritur në prangosjen e autorit, policia ka bllokuar të gjitha hyrje-daljet e qytetit si dhe ka bërë një kontroll të imtë brenda në qytet. Dy të plagosurit janë transportuar nga persona të rastësishëm për në spitalin civil të Durrësit. Menjëherë ata i janë nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për të hequr plumbat e marrë. Sipas bluzave të bardha, aktualisht të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën
Ky lajm është publikuar: 14/04/2009