Studentët e diplomuar jashtë kërkojnë punë në Tiranë
Autori i Lajmit: red.
Programit “Brain Gain” për vitin 2009, i përgjigjen 13 të diplomuar në nivelin master dhe doktor në universitetin më prestigjioz të Italisë “La Sapienza” në Romë. Këta të diplomuar kanë kërkuar nga Universiteti i Tiranës të rikthehen dhe të integrohen në këtë universitet, duke kthyer në një realitet të vlefshëm programin “Brain Gain” të nisur nga qeveria shqiptare me anë të marrëveshjes së bashkëpunimit me UNDP-së më 11 prill 2006. Me anë të një letre të dërguar në rektoratin e Universitetit të Tiranës, kandidatët kanë shprehur vullnetin e tyre jo vetëm për të punuar pranë këtij universiteti, por edhe për të kristalizuar kurrikula dhe metoda mësimdhënieje analoge me universitetin ku kanë studiuar. Një grup i madh doktorantësh të “La Sapienza”-s i janë bashkangjitur kësaj iniciative. Bëhet fjalë për doktorët e shkencave: Arlind Patozi, Gert Zenelaj, Ina Llazi, Klara Loshi, Antonella Peci, Bruna Ajazi, Sajmir Sulaj, Ornest Bishaj, Elton Beqiraj, Sidrit Sokoli, Anisa Ristani, Erjon Hitaj etj.
Kthimi i trurit
Programi “Brain Gain” synon në radhë të parë identifikimin dhe nxitjen e kthimit të të talentuarve pranë institucioneve publike, institucioneve të arsimit të lartë, shkencës dhe sektorit privat e më pas mbështetjen e tyre në procesin e integrimit apo riintegrimit në Shqipëri. Ky program bazohet në vendimin 1100 të Këshillit të Ministrave të datës 30 korrik 2008, me anë të të cilit qeveria shqiptare dhe UNDP kanë mobilizuar 1 milion dollarë në mbështetje të kthimeve të qëndrueshme në administratë dhe institucionet e arsimit të lartë. Në të njëjtin kontekst, gjatë vitit që kaloi, qeveria akordoi 950 vende të reja pune për institucionet e arsimit të lartë dhe shkencës, për të përballuar dyfishimin e numrit të studentëve nëpër universitete si edhe për të mundësuar rekrutimin e të rinjve të talentuar që kanë përfunduar studimet pasuniversitare brenda dhe jashtë vendit. Në fillim të vitit akademik 2009 u zhvillua procesi i rekrutimit pranë universiteteve të stafit të ri akademik, proces që u zhvillua në përputhje me kriteret dhe procedurat që parashikon ligji i arsimit të lartë dhe statutet universitare. Mbështetur në propozimet e universiteteve dhe të institucioneve të administratës publike, bordi drejtues i programit “Brain Gain” vlerësoi kandidatët që kanë përfunduar studimet e Masterit, Doktoraturës dhe post-Doktoraturës dhe shpalli grupin e parë të fituesve prej 72 vetash mbi bazën e kritereve të parapara në VKM 1100. Procesi i aplikimit vazhdon të jetë i hapur dhe institucionet e arsimit të lartë dhe administratës kanë sjellë propozime të reja për të cilat bordi i programit do të marrë vendimet së shpejti. Pas përfundimit të procesit zgjedhor në universitete dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit komponenti akademik i Programit “Brain Gain” po zgjerohet. Lidhur drejtpërsëdrejti me këtë komponent është edhe kërkesa për fondin e 800.000 eurove nga të cilat 540.000 euro janë dedikuar për skemën e nxitjes në universitete.
Ky lajm është publikuar: 14/04/2009