Emigrantët, radha kilometrike në doganën e Kapshticës
21/12/2008 Pala greke vetëm me dy sportele
KAPSHTICE - Dita e shtunë në doganën greke të Kapshticës ka shënuar për emigrantët pritje dhe radhë të gjata. Ndërsa vargu i emigrantëve nisi të krijohej që në orët e para të mëngjesit, vazhdoi të mbetej i tillë deri në orët e vona të pasdites. Gjithçka tregonte se edhe mbrëmja do të ishte po kaq e vështirë, me pritje të tejzgjatura dhe radhë të shumta. Vetëm shtrirja e makinave, të vendosura njëra pas tjetrës, kapnin një gjatësi rruge gati 5 kilometra. Gjithçka të jepte përshtypjen se kalimi i doganës për emigrantët do të ishte i mundimshëm dhe i vështirë. Kjo situatë do të përballohej jo vetëm nga të rinjtë dhe burrat, por edhe nga gratë, fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët. Gjatë gjithë ditës dogana greke e Kapshticës nuk ka qenë në gjendje të përballonte fluksin e emigrantëve, pasi kjo e fundit ka mundur të punojë vetëm me dy sportele. Deri në mesditë, duke filluar që nga ora 5:00-6:00 e deri në orën 13:00, mundën të hynin në tokën shqiptare 3500 emigrantë dhe 650 automjete, por mund të thuhet se po kaq emigrantë të tjerë prisnin për të hyrë në doganën shqiptare të Kapshticës. Edhe pse një ditë më parë (të premten) kishin hyrë 3500 emigrantë, gjatë ditës së shtunë numri i emigrantëve që po ktheheshin në Shqipëri gati ishte dyfishuar. Krejt ndryshe ka qenë situata në doganën shqiptare të Kapshticës, pasi në këtë doganë, ndryshe nga ajo e grekut, punohej me 8 sportele. Për këtë arsye në këtë doganë nuk ka pasur pritje dhe radhë. Dogana greke e Kapshticës në çdo fundjavë nuk ka punuar në asnjë rast me kapacitet të plotë. Kështu ka ndodhur edhe në prag të festave të fundvitit, ku fluksi i emigrantëve që kthehen në vendlindjet e tyre ka ardhur në rritje nga viti në vit.