Ndalohen 4 të rinj, po kalonin drejt Greqisë 42 kg hashash
21/12/2008 Përmet, droga u gjet në mjet
PËRMET - Policia kufitare e Përmetit ka ndaluar në flagrancë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, gjatë operacionit të koduar “Skai”, katër të rinj, të cilët tentonin të kalonin ilegalisht drejt shtetit fqinjë 42 kilogramë lëndë narkotike marijuanë. Burime zyrtare nga komisariati i Përmetit thanë se shtetasit Leonard Luzi, 26 vjeç, lindur dhe banues në Kashar (Tiranë), Oljon Muçollari, 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, Jetmir Madani, 25 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Kamëz (Tiranë) dhe Shkëlzen Madani, 20 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Kamëz (Tiranë) janë ndaluar rreth orës 23:50 tek Tri Urat, 25 kilometra larg qytetit të Përmetit, teksa po udhëtonin në drejtim të vijës së gjelbër me dy automjete, përkatësisht “Opel” me targa të huaja BS 055 JE, dhe me mjetin tip “Benz’ me targa TR 6928 J. “Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Opel” u konstatuan tri çanta shpine të mbushura me pako në formë cilindrike, të mbështjella me letër natriban, ku brenda tyre kishte lëndë narkotike marijuanë”, - pohuan burime zyrtare, duke shtuar se këta shtetas do të bënin transportin e kësaj lënde narkotike deri në tokën greke. Ky është rasti i katër brenda këtij muaj, që shërbimet e policisë kufitare të qarkut Gjirokastrës bllokojnë pranë vijës së gjelbër të tokës shqiptare lëndë narkotike. Ndërkohë ky fakt tregon dhe një herë se nga territori shqiptar drejt atij grek kryhet transport narkotikësh, sidomos Canabis sativa. Përveç kësaj duhet theksuar se është shtuar kontrolli në pikat e nxehta nga ku kalojnë trafikantët shqiptar për në Greqi.