Rama: Koha për të realizuar ëndrrën e 18 vjetve
21/12/2008 Kreu i PS-së vijon dialogun për bujqësinë
Fshatrat Manzë e Borizanë të Qarkut të Durrësit ishin stacioni i radhës i turit të kreu socialist Edi Rama. Në qendër të bashkëbisedimit mes kryetarit Rama dhe banorëve të këtyre fshatrave ishin pikërisht problemet e bujqësisë dhe zhvillimit rural në këto zona. Gjatë fjalës së tij kreu socialist u ndal në shifrat zyrtare për rritjen ekonomike, të cilat, sipas tij, janë shumë larg realitetit, madje paradoksale dhe qesharake. Për të konkretizuar një vlerësim të tillë, Rama nënvizoi se “shifrat zyrtare të Sali Berishës i dëgjuat kur nxori njërin që tha se ‘kemi rritjen ekonomike më të madhe se Kina’, kur e gjithë bota sheh Kinën, kurse Kina duhet të na shoh ne, sipas Sali Berishës. Franca, Gjermania, Anglia, Italia, Brazili, India shohin se si Kina zhvillohet më shpejtë sesa ata, ndërkohë që Kina është duke na ndjekur ne, sepse në Shqipërinë e Sali Berishës ka një rritje ekonomike më të madhe sesa në Kinë, ndërkohë që në Shqipërinë e Sali Berishës jetohet shumë më keq vit pas viti, sepse, nëse pagat apo pensionet rriten një herë, çmimet rriten 3 herë”. Kryetari socialist vijoi dhe më tej ironinë e tij, duke sjellë në kujtesë dhe spotin publicitar të kreut të ekzekutivit. “Kryeministri i Shqipërisë me plagët e shqiptarëve merr edhe kohë televizive për të bërë reklama për gënjeshtrat e veta. Pra, na gënjen një herë kur thotë se ‘do të bëj këtë dhe atë’, na gënjen herën e dytë kur thotë ‘e bëra’ dhe ndërkohë nuk e ka bërë dhe herën e tretë na gënjen kur nxjerr reklamën në televizor dhe thotë ‘shikoni sa bukur e kam bërë’, për atë gjë që nuk e ka bërë”, - theksoi Rama. Por sipas tij, deri këtu e ka përgjegjësinë Kryeministri, këtu e më mbrapa është përgjegjësia e njerëzve, në rast se vijojnë gënjeshtrat. “Ju e dini atë shprehjen: “Më gënjeve një herë, e kam fajin unë; më gënjeve dy herë, je ti i zoti shumë; më gënjeve herën e tretë, jam unë fajtor.” Kështu që këto histori nuk mund të vazhdojnë kështu”, - nënvizoi Rama. Për këtë arsye kreu socialist i mëshoi me forcë faktit se ne jemi në gjendje që ta ndryshojmë rrjedhën e kësaj historie, në rast se do të gjejmë forcën brenda vetes që të ndryshojmë politikën. “Të ndryshojmë marrëdhëniet me politikën dhe të ndryshojmë pozicionet në raport me politikën. Do të thotë që ti japim politikës atë përmbajtje që ajo duhet të ketë, ta kthejmë politikën në një hapësirë ku të diskutohet për problemet tona, ku të debatohet për problemet tona, ku të gjenden zgjidhje për problemet tona.”