Emigrantet, rreziku i Shqiperise
Me kthimin e emigranteve nga jashte, ky rrezik behet akoma me potencial per Shqiperine edhe pse kontrolli eshte i imtesishem neper dogana. Por nga ana tjeter, qytetaret jane te painformuar ne lidhje me kete semundje. Kjo shprehjet edhe nga vete punonjesit e shendetesise, te cilet pohojne se nuk kane mundesi financiare per te bere publicitet, pasi kostot e reklamave dhe spoteve publicitare, pavaresisht se jane per shendetin, jane shume te shtrenjta. Por, ajo qe mjeket theksojne eshte, se njerezit nuk duhet te tremben dhe te mos i kape paniku nese A/H1N1 mberrin tek ne. Shefi i spitalit Infektiv ka deklaruar se virusi nuk do te ndryshoje asgje, ne cilesine e jetes se qytetareve. Njerezit, mund te pushojne, udhetojne dhe punojne te qete. Megjithate, me mberritjen e vjeshtes te gjithe duhet te jene me te kujdesshem me shendetin, pasi qarkullimi i virozave eshte me i shpeshte ne kete stine.