E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet vrasja, krimi pas nje konflikti

Tirane- Nuk ka zgjatur as 24 ore, alibia e 22-vjecarin Donald Prengapuca, i cili kishte deklaruar ne polici se e kishte vrare shokun e tij nga pakujdesia. Policia e kryeqytetit ka mundur te dokumentoje se vrasja e Edvin Koco, dy dite me pare ne kryeqytet, ka ardhur si pasoje e nje konflikti te momentit. Nderkohe qe autori dyshohet ta kete fshehur armen e krimit nepermjet nje shokut te tij, i cili nuk eshte vene ende ne pranga. Sipas burimeve nga policia, diten e krimit, i arrestuari ngriti alibine se ngjarja kishte qene aksidentale. Sipas versionit te dhene perpara efektivave te Seksionit Kunder Jetes dhe Shendetit, 22- vjecari Donald Prengapuca, lindur ne Permet dhe banues ne Tirane, ka deklaruar se ka qene duke luajtur me armen tip pistolete, kur gabimisht ka qelluar per vdekje shokun e tij. Gjate deklarimeve te tij, ai shpjegoi se ka qene i vetem me viktimen. Por pas verifikimeve te kryera dhe deshmive te marra nga efektivat e policise, ka rezultuar se ne ambientet e dyqanit me pjese kembimi, ka qene prezent edhe Arben Basha, 25-vjec, i cili pas ngjarjes ka marre armen e krimit dhe eshte larguar. Sipas policise, pistoleta tip "TT" eshte gjetur ne nje vend ku ishte fshehur nga Basha, e tashme po negociohet me te qe te vetdorezohet. Sipas policise, dy dite me pare, nje telefonues ne sallen operative ka deklaruar se kishte ndodhur nje plagosje ne Laprake, tek pallatet "Hauai". Pas njoftimit, sherbimet e Komisariatit Nr. 3, inspektore te seksionit Kunder Jetes dhe Shendetit kane shkuar ne vendin e ngjarjes ku edhe kane kryer te gjitha veprimet hetimore. 22-vjecari Koco, eshte derguar menjehere ne Spitalin Ushtarak ku edhe ka humbur jeten. Sipas hetimeve te kryera nga policia ka rezultuar se i dyshuari si autor i kesaj ngjarjeje, Donald Prengapuca, prej disa kohesh punonte ne dyqanin e pjeseve te kembimit "Auto Gezimi", nderkohe qe shoku i tij, viktima, vinte dhe i bente vizite. Edhe dy dite me pare ai kishte shkuar tek 22-vjecari, ku me pas jane konfliktuar me njeri-tjetrin. Arma e krimit i eshte dorezuar eksperteve te kriminalistikes ne laboratorin shkencor dhe do t'i nenshtrohet analizave, nese eshte perdorur ne ndonje krim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›