E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te pandehurit u arrestuan, pas denoncimeve te kryera ne prokurori

Aferat korruptive per tritolin e Ministrise se Mbrojtjes, rrezikon t'u kushtoje 8 vjet burgim dhe 5.5 milione leke gjobe, kater te pandehurve. Gjate deklarimeve te tij, prokurori i ceshtjes i ka kerkuar gjykates shpalljen fajtor dhe denimin me, 4 vjet burgim dhe 3 milione leke gjobe per Shkelzen Madanin, per te pandehurin Ferdinand Hodo akuza kerkoi denimin e tij me 2 vjet burg dhe 1 milion leke gjobe, per Aurela Coten 1 vit e 6 muaj, ndersa per te pandehurin e fundit Nihat Sobaci, 6 muaj burg dhe 500 mije leke gjobe. Te pandehurit akuzohen per parregullsite e konstatuara, per lendet plasese qe po perdoren nga shoqerite operuese ne ndertimin e autostrades Durres-Kukes-Morine, segmenti Rreshen - Thirre, si dhe menyra e pajisjes se tyre me lejet perkatese. Nga hetimet ka rezultuar se nje kompani, e cila kishte bere kerkese ne Ministrine e Mbrojtjes per te marre licencen e transportit, tregtimit dhe perdorimit te eksplozivit, ka porositur jashte Shqiperise nje ngarkese prej 410 tone tritol, para se te merrte licencen, duke pasur garanci per marrjen e saj. Sipas te dhenave nga hetimi, kjo kompani e kishte te sigurt marrjen e licences, pasi paraprakisht kishte bere pakt me perfaqesuesit e kompanise duke paguar ryshfet tek te pandehurit. Dhe ne fakt licenca, sipas hetimeve, kompanise ne fjale i eshte dhene para se nje dokument i tille t'i nevojitej, pikerisht ne kohen kur duhej te justifikonte super ngarkesen me lende eksplozive, te mberritur ne Shqiperi ne rruge detare.

Akuzat

Prokuroria e Tiranes ka ngritur akuzat e "korrupsionit te personave qe kryejne funksione publike", ndaj ish-drejtorit te Ministrise se Mbrojtjes, Shkelzen Madani, "korrupsion aktiv" ndaj Aurela Cotes, perfaqesuese e shoqerise "Nitromak Albania" sh.p.k. dhe "korrupsion aktiv", "ushtrim te ndikimit te paligjshem tek personat qe kryejne funksione publike" ndaj Ferdinand Hodos, administrator i shoqerise "Geoconsult" sh.p.k.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›