"Qarku i mbyllur", kapet furnizuesi i heroines
Tirane- Furnizuesi i nje sasie heroine te kapur disa muaj me pare ne Tirane, eshte vene ne pranga pas 6 muaj hetimi. Shkelqim Mici, dyshohet se eshte furnizuesi i 600 grameve heroine, te kapur gjate nje operacioni te koduar "Qarku i Mbyllur". Behet fjale per operacionin ku u arrestua Kreshnik Halilaj, i cili ishte mbajtur nen vezhgim si shperndares i lendes narkotike. Fale nje hetimi intensiv 6-mujore, i realizuar me metoda speciale te hetimit, u mundesua kapja e Shkelqim Besim Micit, 43-vjec, lindur dhe banues ne Tirane. Kapja e tij u be e mundur ne Vaqar te Tiranes, teksa ai qendronte me disa te aferm te tij. Sipas grupit hetimor nga Antidroga e kryeqytetit, arrestimi i 43-vjecarit u krye, bazuar ne vendimin penal te dates 16 korrik 2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane si dhe bazuar ne ekzekutimin e urdhrit per masen e sigurise "arrest burg", ne ngarkim te tij. Policia tha se ky person, ne bashkepunim me Kreshnik Halilajn, i arrestuar me date 11 mars 2009 dhe Geinhald Hysenin, i shpallur ne kerkim me vendim gjykate, dyshohet se ka kryer veprime te kunderligjshme te "prodhimit dhe shitjes se narkotikeve".