Fundjava e fresket, java e re me temperatura ekstreme
Per te gjithe ata qe nuk po i durojne dot temperaturat e larta te diteve te fundit, ven nje lajm i mire. Nje renie e lehte e tyre do ta karakterizoje vendin tone, por ama vetem gjate fundjaves. Sipas "Meteoalb", sot dhe neser temperaturat e ajrit do te pesojne renie si ne vlerat e mengjesit dhe ne ato te mesdites, por me e ndjeshme kjo renie do jete ne mengjes ne vlerat e 2-4 gradeve Celsius. Ndersa duke nisur java e ardhshme, situata do te paraqitet krejt ndryshe. Keshtu, temperaturat ekstreme te ajrit do te pesojne nje rritje te vrullshme, duke shenuar kulmin ne mes te javes. Gjate kesaj kohe, temperaturat pritet te arrijne ne 42 grade Celsius ne hije. Sipas sinoptikaneve, i nxehti i ketyre diteve te korrikut, e ben te veshtire qarkullimin e njerezve gjate oreve te pikut, pasi lageshtira ne ajer eshte mbi 55 per qind. Specialistet e Institutit te Shendetit Publik kane kerkuar qe askush te mos futet ne ujin e Liqenit Artificial, pasi mund te kene reaksione te ndryshme ne lekure, si pasoje e ndotjes kimike qe pesoi liqeni pak muaj me pare. Por, keshillat e eksperteve duket se nuk jane perfillur nga shume qytetare te cilet per t'i shpetuar vapes perveluese, jane lare ne liqen. Kjo kategori i perket me se shumti asaj qe nuk ka mundesi t'i kaloje pushimet ne bregdet. Megjithate, qytetaret mund t'u gezohen ne fundjave temperaturave me te uleta, ku nuk perjashtohen edhe reshjet e shiut. Sipas sinoptikaneve, ne zonat malore do te kete vranesira te shoqeruar me shira te dobet e te izoluar kryesisht, ne zonat malore veriore dhe verilindore. Ne ekstremin verior shirat e dobet dhe afatshkurter do te mbeten prezente.