Arrestohen 10 shqiptarë, grabitën 61 vila
Autori i Lajmit: red.
Përfundojnë në pranga 10 shqiptarë të dyshuar për vjedhjen e 61 vilave në Itali. Operacioni i koduar “Shpirti i zi” në Itali ka vendosur në pranga 10 shqiptarë, të cilët akuzohen për 61 grabitje, kryesisht vila në Savona, Cuneo, La Specia, Imperia, Piacenza, Pavia, Varese dhe Brescia. Sipas mediave të vendit fqinj, dhjetë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në veri të Italisë, pasi bënin pjesë në një bandë kriminale që grabiste vilat në provincën e Savonas, Cuneos, La Specias, Imperias, Piacenzas, Pavias, Varezes dhe Breshias. Të njëjtat burime pohojnë se operacioni i quajtur “Shpirti i zi”, ka vendosur në pranga edhe një shtetas polak. Sipas dëshmive, kjo bandë kishte arritur të realizonte plot 61 grabitje nga muaji maj i këtij viti dhe deri në shtator. Grabitjet bëheshin gjatë orëve të natës, ndërsa në të shumtën e rasteve banorët e vilave ndodheshin në gjumë. Mësohet se grabitësit hynin në banesa nëpërmjet dritareve, grabisnin paratë, telefonat celularë dhe bizhuteritë e çmueshme. Në disa raste edhe kanë grabitur autoveturat e padronëve të shtëpive duke përdorur çelësat që kanë gjetur në apartamente. Automjetet, që ishin gjithmonë të shtrenjta, përdoreshin më pas në grabitje të tjera. Karabinierët arritën të gjenin mallra të një shume prej rreth 500.000 euro.
Ky lajm është publikuar: 26/09/2008