Sulmoi shtëpinë e Thaçit, vetëdorëzohet 19-vjeçari
Ndalohet agresori që sulmoi të premten në mesnatë shtëpinë e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. Vëmendja e opinionit u kthye sërish nga Kosova, ndërkohë që një seri dyshimesh dolën në sipërfaqe. Cili ishte motivi i sulmit? Politika dhe organet e rendit nuk kanë ende përgjigje, ndërkaq në opinion, gjatë ditëve të fundit, u sollën një mori hamendjesh. Përgjigjen e kësaj pyetje më së miri duket se e dinë Fazli Sejdiu, i cili në mbrëmje është kapur nga policia, si personi kryesor i dyshimtë në sulmin ndaj shtëpisë së Kryeministrit Thaçi. Burime të "Express", në kusht anonimiteti, kanë treguar se në mbrëmje është vetëdorëzuar në polici personi me emrin Fazli Sejdiu, i cili dyshohet se, mesnatën e së premtes ka tentuar të hyjë dhunshëm në ambientet familjare të Kryeministrit.
"Fazli Sejdiu është dorëzuar mbrëmjen e së shtunës në polici nga babai dhe vëllai i tij", ka thënë një burim. Gjatë gjithë ditës së shtunë, Sejdiu, i lindur në fshatin Banjë të Siarinës - Komuna e Medvegjës, ka rezistuar që të mos kërkojë ndihmë mjekësore. "Por, nga mbrëmja gjendja e tij shëndetësore është rënduar, si pasojë e plagëve të marra në krah. Prandaj, babai dhe vëllai i tij e kanë bindur atë t‘u dorëzohet organeve policore", tha një burim brenda SHPK-së. Sipas tij, i ndaluari është 19 vjeç, ndërkohë që në deklaratën e tij para hetuesve ka thënë se "është me gjendje të keqe ekonomike, por edhe përdorues droge".
"Ai ka lindur në fshatin Banjë të Siarinës, por prej disa vitesh ka jetuar në barakat e Ramiz Sadikut, në qendër të Prishtinës", ka sqaruar më tej i njëjti burim. Në bazë të deklaratës së tij duket se qëllimi i sulmit ka qenë plaçkitja, mirëpo ekzistojnë dyshime që ai të jetë përdorur për qëllime të tjera. Policia ka konfirmuar arrestimin. "Po, është arrestuar një person. Dyshohet se motivi është plaçkitja", ka thënë Veton Elshani, zëdhënës i SHPK-së.
Në gjithë këtë situatë, gjëja më e rëndësishme duket se është shpëtimi pa asnjë lëndim i gruas dhe djalit të Kryeministrit Thaçi, të cilët për disa çaste përjetuan një tmerr të vërtetë. Në një konferencë për media, të shtunën pasdite, Kryeministri Thaçi bëri thirrje për qetësi, ndërkohë që shfaqi ndenja lehtësimi, pasi familjarët e tij nuk pësuan lëndime nga ky agresion. "Si çdo prind dhe bashkëshort, jam i lumtur që familja ime është shëndoshë dhe e sigurt", tha ai. "Prandaj, kërkoj prej të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të qetë të japin kontributin e tyre për fuqizimin e shtetit tonë të ri, ta ruajmë unitetin qytetar dhe politik. Vetëm të bashkuar mund të kemi sukses. Kërkoj prej të gjitha forcave politike që bashkërisht të fokusohemi në prioritetet tona shtetformuese", shtoi ai. Thaçi nuk ka dashur të bëjë komente rreth motiveve të sulmit. "Drejtësia duhet ta thotë fjalën e saj", ka thënë Thaçi, dukshëm i shqetësuar nga ky agresion.
Ngjarja
Si ndodhi sulmi ndaj familjes Thaçi
Të sapokthyer në shtëpi - nga një vizitë te vëllai i Kryeministrit - bashkëshortja dhe djali i tij dëgjuan për disa çaste breshëri plumbash, të cilët vinin nga oborri, përkatësisht nga ballkoni i ndërtesës. Gjithçka ka filluar kur njëri prej rojeve të shtëpisë së Kryeministrit ka vërejtur një person teksa po orvatej të hynte në ambientet familjare përmes ballkonit të shtëpisë. Policia tha se pas paralajmërimit, rojet e sigurimit të Kryeministrit filluan të qëllojnë drejt të dyshuarit, i cili është kundërpërgjigjur po me armë.
Njëri prej rojeve të Kryeministrit ka qenë shumë afër kapjes së sulmuesit, pasi kishte arritur ta plagoste, por ai e ka pasur të pamundur, pasi në atë moment filluan britmat brenda shtëpisë. "Roja ka menduar se ndoshta dikush ka hyrë brenda shtëpisë, prandaj e ka lënë sulmuesin në ballkon dhe vetë ka hyrë në shtëpi", kanë treguar burime të ndryshme. Kjo kohë i ka mjaftuar sulmuesit të largohet, për të ikur me vrap drejt një makine që e priste jashtë. Megjithatë diçka mbeti nga sulmuesi: gjaku. Analizat e ADN-së do ta vërtetojnë praninë e Fazli Sejdiut në ballkonin e shtëpisë së Kryeministrit, mesnatën e së premtes. Deri tani asnjëherë nuk është raportuar për ndonjë sulm ndaj liderit të PDK-së, Hashim Thaçi. Sulmi i së premtes është i pari.
Reagimet
Solidarizim, por edhe heshtje
Kryeministri Hashim Thaçi ka pritur e përcjellë dje paradite në kabinetin e tij liderët politikë të vendit, të cilët janë solidarizuar me të, pas sulmit ndaj shtëpisë së tij, mesnatën e së premtes. Presidenti Fatmir Sejdiu, Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, dhe ministra të qeverisë së Kosovës kanë qenë mysafirët e parë të Kryeministrit. Thaçi ka marrë gjithashtu edhe telefonata nga autoritetet e SHBA-së, BE-së, NATO-s, si dhe nga Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha dhe nga shumë krerë të partive politike nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.
Presidenti Sejdiu e dënoi ashpër sulmin ndaj shtëpisë së Kryeministrit të Kosovës, duke e cilësuar këtë akt si sulm të drejtpërdrejtë, jo vetëm ndaj Kryeministrit dhe familjes së tij, por edhe ndaj institucioneve të Republikës. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërkaq, tha se ky akt e dëmton rëndë imazhin e mirë të vendit. "Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkon nga organet e rendit që urgjentisht të zbardhin këtë rast kriminal, në mënyrë që përgjegjësit të nxirren para drejtësisë", thuhet në një deklaratë lëshuar nga kjo parti. Ngjashëm janë shprehur edhe partitë e tjera. Ndërkaq, UNMIK-u nuk e ka thënë asnjë fjalë për këtë agresion.
Policia: Ne po vazhdojmë hetimet
Në një informatë shtesë, dhënë dje, Policia e Kosovës bëri të ditur se po vazhdon hetimet për sulmin ndaj familjes së Kryeministrit Thaçi dhe se do të ndërmarrë të gjitha veprimet për zbardhjen e tij të plotë. Në njoftimin e fundit të zyrës së informimit publik të Shërbimit Policor të Kosovës (SHPK) - komanda kryesore në Prishtinë, thuhet se tashmë është arrestuar një i dyshuar i plagosur, i cili ende po trajtohet nga institucionet shëndetësore. "SHPK do të bëjë analizat e provave materiale të marra nga vendi i ngjarjes, si gjaku, shenjat e gishtërinjve dhe gjithë provat e tjera, për të vërtetuar si u zhvillua ngjarja", thuhet në njoftim.