E Diel, 1 Nëntor 2026

Voskopojë, dy të plagosur nga shpërthimi i një bombe

Ngjarja ka ndodhur pasditen e shkuar në Voskopojë, fare pranë fabrikës së armëve.

Policia lokale bëri të ditur se të plagosur janë shtetasit Genc Upja 34 vjeç dhe një 17 vjeçar me iniciale D.H. Sipas policisë, dy personat e lënduar po mblidhnin skrap, teksa bomba ka shpërthyer.

Njëri prej të plagosurve, pikërisht 17-vjeçari është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, për shkak të plagëve të marra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›