Kukës: Arrestohet një person në kërkim për vjedhje

Zëdhënësi i drejtorisë së policisë së qarkut të Kukësit, Mirjan Hoxha, bëri të ditur se gjatë natës së kaluar është bërë i mundur ndalimi i shtetasit Shpëtim Manaj, 20 vjeç, banues në lagjen numër 1 të qytetit të Kukësit.
Arrestimi i tij erdhi pasi gjykata e rrethit të Shkodrës ndaj tij kishte marrë masën e arrestit me burg në muajin qershor, në mungesë, për vjedhje të pasurisë së tjetrit kryer në qytetin e Shkodrës gjatë muajve të parë të këtij viti.
Menjëherë pas ndalimit, 20 vjeçari është transportuar drejt komisariatit të policisë të rrethit të Shkodrës, ku edhe do të vazhdojnë hetimet për vjedhjet e kryera prej tij në këtë qytet./Start/
2012-08-20 12:15