Emigrantet, votimi fiksohet ne Kod
TIRANE - Komisioni i Posacem per reformen zgjedhore, u mblodh dje pas nje muaj "pezullimi", duke shqyrtuar propozimet e shoqatave te ndryshme ne vend per menyren se si duhet te votojne emigrantet dhe personat me aftesi te kufizuar. Pa mundur te marre nje vendim, Komisioni vetem vleresoi se eshte e nevojshme qe ne Kodin e ri Zgjedhor te percaktohen nene te posacme per menyren se si do te votojne keto kategori. Nje prej anetareve te komisionit, republikani Arian Madhi tha per gazeten se u ra dakord parimisht qe emigrantet te mund te votojne ne zgjedhje, jo si eshte vepruar ne zgjedhjet e shkuara. Formula, sipas tij ende nuk eshte gjetur, por mendohet qe nje nen i posacem te caktohet per menyren e votimit te emigranteve. Ndonese sipas Madhit eshte veshtire te aplikohet per zgjedhjet parlamentare te vitit 2009. "Efekti kohe eshte pak problematik, duke qene se do pune per ngritjen e infrastruktures se votimit te emigranteve. Por te pakten te vendoset ne kod dhe te zbatohet ne te ardhmen", u shpreh Madhi. Nje nga menyrat e diskutuara eshte votimi nepermjet postes. Qe emigrantet shqiptare, ku do qe ndodhen te kene mundesi votimi dhe jashte vendit. Nje nga ceshtjet e tjera te diskutuara ne mbledhjen e djeshme, e cila u zhvillua me dyer te mbyllura, eshte fakti se si do te mund te votojne personat me aftesi te kufizuar. Nga propozimet e sugjerimet e bera ne komision, u dha varianti qe ata persona qe mund te leviznin, te sillen me mjete transporti ne zonat perkatese zgjedhore. Ndersa ata qe nuk kane mundesi te levizje, t'u cohet nje kuti votimi nga zona perkatese, apo te mund te votojne me poste elektronike. Dhe per kete ceshtje, komisioni nuk mori asnje vendim, por vetem diskutoi ne parim per shqetesimet e ngritura nga shoqatat. Deri me sot, emigrantet shqiptare jashte vendit nuk kane mundur te ushtrojne te drejten e votes ne vendin e tyre, per shkak te mungeses se infrastruktures qe nje veprim te tille ta kryejne dhe aty ku jetojne. Veshtiresi ka pasur me njerezit me aftesi te kufizuar. Komisioni diskutoi qe te dy keto ceshtje ti sanksionoje me nene te vecanta ne Kodin e ri Zgjedhor, zbatohen apo jo ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare 2009. Ne mbledhjen e djeshme, nuk mundi te mos ngrihet dhe shqetesimi se partite politike kane shperdoruar jo pak kohe me reformen zgjedhore dhe ende nuk kane nje produkt. Por pavaresisht shqetesimit, asnje nuk mundi te dale garant pas mbledhjes, nese kete here, komisioni do te perfundoje brenda muajit tetor kodin zgjedhor apo jo. Kreret e partive te vogla te perfaqesuara ne komision theksuan se cdo gje eshte ne dore te vullnetit politik, kryesisht te dy forcave te medha politike PD-PS per reformen. Ende nuk behet fjale per nje projekt te plote te pergatitur nga ekspertet per reformen zgjedhore, qe do te sillte nje ligj te ri zgjedhor. Rozeta Rapushi