E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tetori Shqiptaro-Gjerman

Ne fakt, miqesia, partneriteti dhe bashkepunimi i gjithanshem shqiptaro-gjerman eshte proces i vazhdueshem, pa kurrfare sezonaliteti. Gjithsesi, nje koincidence fatlume por jo rastesore faktesh dhe datash historike, e ben Tetorin e ketij viti Shenje Dalluese per dy vendet tona.

Shqipera, Shtrausi, Ribashkimi

21 vjet me pare, me 2 Tetor 1987, Kryediplomati gjerman Hans Dietrich Genscher vinte ne Tirane per te vendosur "gurin e qoshese" ne godinen e Ambasades gjermane ne Tirane dhe celjen e marredhenieve diplomatike. 2 Tetori hapi perspektiva te reja te papara ne marredheniet ndermjet dy popujve dhe dy vendeve tona. Genscheri ishte i pari Minister i Jashtem i nje vendi anetar te BE-se qe zbriste ne token shqiptare qe ende lengonte nen tiranine komuniste. Vetem 2-3 vjet perpara tij, ne Shqiperi kishte ardhur, madje tre here rresht ne vizitat e tij emblematike Franz Josef Shtrauss, legjende e politikes gjermane, Ish-Kryeministri i Bavarise. Shtrausi e jetoi 2 Tetorin 1987, por nuk arriti ta shohe Shqiperine sic e donte, pasi me 3 tetor 1988, plot 20 vjet me pare, ai nderroi jete. Nje date kjo, qe krahas gjermaneve qe po e nderojne keto dite me respektin qe i takon, na ben edhe ne shqiptareve qe te perulemi me mirenjohjen me te thelle ndaj kujtimit te ketij personaliteti te madh qe ngrohu shpresat dhe zemrat e shqiptareve ato dite te acarta te dimrit politik komunist.

Padyshim ne kete konstalacion datash vezullon 3 Tetori 1990, kur pas shembjes se Murit famekeq te Berlinit, u shpall ribashkimi gjerman qe simbolizon edhe ate evropian. Nje ngjarje vertet me rrezatim te papare boteror, perfshire edhe Shqiperine tone, ku po ato dite po galvanizohej urrejtja dhe vendosmeria per te shembur edhe muret tona te izolimit. Dihet tashme se edhe Ambasada gjermane ne Shqiperi ashtu si dhe gjetke, hapi e para portat e saj per mijerat e shqiptareve qe kerkonin nje jete te re ne liri dhe demokraci. Dhjetori1990 e pershpejtoi kursin e tij dhe trokiti ne dyert tona. Ndaj 3 Tetori Gjerman eshte edhe festa e shqiptareve.

20 Vjetori Ekonomik

Por, keto marredhenie nuk do te kishin kuptim pa u mbushur me "mish" pra me bashkepunim dhe partneritet ekonomik dhe tregtar. Per kete qellim, 20 vjet me pare, me 22 Tetor 1988, u nenshkrua Marreveshja e Bashkepunimit Ekonomik, Teknik dhe Financiar mes dy vendeve. E para marreveshje ketij lloji per Shqiperine me vendet perendimore. Ajo i dha hov shkembimeve dhe investimeve gjermane ne Shqiperi, vecanerisht pas viteve '90. Gjermania renditet nder vendet e para per asistencen qe i ka ofruar Shqiperise dhe pranine e biznesit te saj. E sheh ate sapo mberrin ne Aeroportin "Nene Tereza" e deri ne Bistrice, Korce Shkoder e gjetke. Por, rezervat dhe mundesite jane shume me te medha. Ndaj punohet intensivisht. Keshtu, me rastin e ketij pervjetori, me 15 Tetor ne Tirane do te hapet nje Panair nderkombetar tregtar, ndersa me 20-22 Tetor, do te organizohet po ne Tirane nje Konference nderkombetare per nxitjen e investimeve ne ndertim, infrastrukture dhe energji.

Qershiza mbi Torte

Ne kete atmosfere pune dhe festive, pas disa takimeve te meparshme ne raste takimesh nderkombetare, me 8 - 9 Tetor, Kryeministri shqiptar Sali Berisha do te beje viziten e tij zyrtare ne Berlin, me ftese te Kancelares gjermane, Angela Merkel. Kohe me e goditur zor se mund te gjendej. Natyrisht qe do te flitet dhe shkruhet mjaft keto dite per kete vizite te shumepritur; pasi behet fjale per nje vend dhe aleat mik, si Gjermania, e cila bashke me aleatet tane te medhenj ka mbeshtetur aktivisht e proceset tona integruese, pavaresine e Kosoves, zhvillimin dhe reformat e gjithanshme integruese, etj. Gjermania eshte bere vend i dashur per mijera shqiptare nga te gjitha trojet qe banojne atje te mireintegruar, por dhe qindra e qindra te tjere qe jane kualifikuar apo kane vizituar me raste nga me te ndryshmet. Kesisoj, kjo vizite qe pason kontaktet e shumta te meparshme pritet ta pasuroje me tej historikun e suksesshem te datave historike dhe marredhenieve miqesore ndermjet dy vendeve dhe popujve tane miq. Ndaj, ajo mund te konsiderohet edhe si "qershiza mbi torten" e Octoberfestit Shqiptaro - Gjerman"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›