E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ronaldinjo& Co.", me Milanin ne Tirane

Konfirmohet ardhja e yjeve te Milanit ne Shqiperi. Me 14 tetor ne Tirane do te mberrije Milani i madh, me lojtaret me te mire ne dispozicion, ne nje ndeshje miqesore perballe Tiranes. Ndeshja, te ardhurat e se ciles do te sherbejne per bamiresi pritet me interes te madh nga tifoze te shumte te Milanit ne Shqiperi. Me 14 tetor ne "Qemal Stafa" do te zbresin lojtaret e njohur te Milanit, i cili viziton per here te pare vendin tone. Futbolliste te klasit boterore do te jene ne fushen e vlerte te stadiumit tone kombetar, ne sy te tifozeve shqiptare. Ronaldinjo, Shevcenko, Nesta, Inzagi, Pirlo, Sedorf, Boriello, Ambrosini, Flamini, Abiati, Favali, Senderos, Kaladze, Dida etj., te gjithe ne Tirane. Do te vihen perballe ekipit me te mire te kampionatit tone, Tirana. Mes tyre do te mungoje braziliani Kaka, gjithsesi prania e Ronaldinjos dhe lojtareve te tjere, kampione bote dhe fitues te Liges se Kampioneve, pritet te sjelle nje spektakel te vertete sportiv ne vendin tone.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›