"Rama, presion ndaj Prokurorise"
TIRANE - Demokratet ka hedhur akuza ne drejtim te kreut socialist Rama, per presion ndaj Prokurorise. Vetem nje dite pas debatit te forte ne Kuvend per serbo-boshnjakun Fazllic, ku nuk kane munguar replikat mes dy paleve, ka qene Partia Demokratike ajo qe akuzoi dje kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama se po ushtron presion ndaj Prokurorise se Pergjithshme me qellim qe te therrase ministrin aktual te Jashtem, Lulezim Basha. Zedhenesi i grupit parlamentar te PD-se, Aldo Bumci ka shfrytezuar nje dalje para medieve per te deklaruar se akuzat e Rames deshmojne edhe tmerrin qe ka ai ndaj vepres me te rendesishme ne vend, rruges Durres-Kukes, projekt i cili nisi kur Lulezim Basha ishte minister i Transporteve dhe Puneve Publike. "Kreu i opozites, me nje presion flagrant ndaj Prokurorise, i kerkoi asaj te marre te pandehur, ministrin e Jashtem, Lulzim Basha per rrugen Durres-Kukes, duke deshmuar ne kete menyre, tmerrin e tij per vepren e shekullit", deklaroi deputeti i PD-se. I cili, njeheresh i ka bere thirrje kreut te PS-se te heqe dore nga presioni ndaj ministrit te Jashtem. Ne kete menyre zedhenesi i grupit parlamentar te PD-se la te kuptohej, se sulmet e fundit qe i jane bere ministrit Basha dhe familjareve te tij, kane si synim te vetem presionin qe perfaqesuesit e opozites kane zgjedhur per t'i bere institucioneve te pavarura ne vend si Prokuroria e Pergjithshme, qe ta marrin si te pandehur. "Edi Rama nuk mund te perdore institucionet e nje vendi per t'u cliruar nga ankthet. Rruga Durres-Kukes eshte kryevepra e shekullit, ne mos e gjithe koherave per shqiptaret, dhe ajo po perparon cdo dite e do te perfundoje ne afatet e parashikuara", theksoi Bumci ne fjalen e tij. Njekohesisht ai e akuzoi kryetarin e Partise Socialiste per manipulim te qytetareve nepermjet medieve qe ka nen kontroll dhe mitingjeve te zhvilluara. "Rama mund te organizoje mitingje per te shpallur te vrare qytetare qe kane vdekur ne aksidente automobilistike, mund te urdheroje mediat qe kontrollon, te shpalle te arrestuar qytetare te tjere te rajonit e kontinentit", theksoi deputeti i PD-se, Aldo Bumci. Gjate diteve te kaluara ne disa media ministri i Jashtem, Lulezim Basha eshte akuzuar per lidhje me perfaqesues te dyshuar per afera te pista. Po keshtu opozita gjate seances parlamentare te dy diteve me pare ne seance akuzoi Bashen dhe familjare te tij per lidhje te dyshimta me Fazllic. Nga ana e tij, ministri i Jashtem, Lulezim Basha deklaroi se as ai dhe as familjare te tij nuk kishin zhvilluar biznese te perbashketa me asnje te dyshuar per afera korruptive.