E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantët, zhvlerësojnë euron

 

Monedha evropiane ka nisur të zhvlerësohet. Dje në agjencitë e këmbimit valutor një euro u ble me 129.4 lekë dhe u shit me 130 lekë. Shkak për zhvlerësimin e euros janë ardhja e emigrantëve, të cilët kanë rritur ndejshëm sasinë e valutës së hedhur në treg. Ndërkohë një tjetër faktor është edhe nisja e sezonit turistik. Sipas të dhënave zyrtare, numri i vizitorëve këtë periudhë është rritur me 10 për qind krahasuar me një vit më parë. Por zhvlerësimi i euros është shkaktuar edhe nga rënia e kërkesës së tregtarëve të importit për blerje mallrash, pasi sipas tyre edhe prodhimi vendas ka rritur prezencën në treg. Nga zhvlerësimi i euros përfitojnë më shumë të gjithë ata konsumatorë që kanë marrë kredi në monedhën evropiane, të cilët tani do të paguajnë disi më pak për këstet e tyre mujore të kredisë. Aktualisht bankat e nivelit të dytë në vend kanë rritur ndjeshëm kreditimin në monedhën vendase dhe kanë tkurrur dhënien e kredive në monedhën evropiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›