E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesime politike nga Nobeli ne letersi Madhesia e germave Nga Feti Zeneli 11/10/2010 102800

Sic eshte bere e ditur nepermjet medias cmimi Nobel ne letersi per kete vit iu dha shkrimtarit peruan Vargas Llosa i cili pervecse si nje tregimtar me talent hyjnor vleresohet edhe si nje aktivist i sinqerte politik. Gjate ceremonise perkatese te zhvilluar javen e kaluar diten kur Parlamenti Evropian votoi me shumice derrmuese votash liberalizimin e vizave te Shqiperise dhe Bosnje-Hercegovines u tha se Akademia Suedeze e nderon Llosen per pershkrimin e struktures se pushtetit dhe imazhet e gjalla te rezistences individuale protestes dhe humbjes. Kalimi i tij gradual nga e majta ne drejtim te tregut te lire kapitalist e ka vendosur ate prej kohesh ne kundershtim me shumicen dhe pjesen tjeter te elites intelektuale te Amerikes se Jugut. Per kete arsye Vargas Llosa u armiqesua me venezuelasin-majtist Presidentin Hugo Chavez dhe shpesh debatonte ashper me Fidel Castron. Madje thuhet se Llosa nuk ka folur me dekada me Garcia Marquezin nje ish-mikun e tij i cili mbetet i afert me Castron e Kubes. Ai madje u inatos edhe me mikun e tij te qendres Octavio Paz i laureuar me vone me Nobel ne letersi ku me ironi e pershkruan si diktature e persosur sistemin politik te Meksikes e cila ishte e dominuar ne ate kohe nga nje parti e vetme. Jonathan Galassi botuesi i Vargas Lloses ne SHBA e quajti ate nje nga shkrimtaret me te medhenj ne bote - kampion i paarritshem i lirise njerezore. Ne vitin 1970 ai denoncoi Kuben e Castros dhe ngadale iu kthye trajektores se tij politike ne drejtimin e konservatorizmit ndersa ne vitin 1990 ai kandidoi per President ne Peru me tezen e pro-biznesit ne kulmin e kryengritjes se pergjakshme te Maosizmit duke e konsideruar kete iniciative nje detyrim social hellip per te qene i dobishem per vendin tim ne nje moment kur e shihja ne rrezik demokracine e tij te brishte si thote ai per Expresshellip

Qellimi i ketij shkrimi nuk eshte te tregojme gjere e gjate per jeten dhe vepren e nobelistit me te fundit ne letersi shkrimtarit spanjishtfoles Vargas Llosa por te sjellim nje eksperience mjaft te cmuar te reformimit politik te mendjeve intelektuale dhe perfaqesuese te zgjedhur te popullit ne perputhje me stadin e zhvillimit demokratik dhe interesat me te mira te vendit. Ne menyre te vecante kjo eksperience e famshme e Lloses duhet pervetesuar nga llozi i PS-se te cilit kjo nofke i shkon jo vetem per shkak te shtatlartesise fizike por edhe te konceptit se si po e drejton ai kete force te rendesishme politike duke ia mbyllur deren e kontributit politik ne favor te ngjarjeve te medha historike qe po perjeton vendi yne keto 4-5 vitet e fundit lidhur me ngjitjen njera pas tjetres me nje shpejtesi mbreselenese te shkalleve te zhvillimit demokratik dhe integrimit euroatlantik. Indiferenca do te ishte nje qendrim jo dhe aq i kritikueshem po qe se Rama dhe nje grup tjeter nostalgjikesh te komunizmit per rreth tij nuk do te aktivizoheshin ne veprime destruktive dhe penguese per mbarevajtjen e ketyre proceseve madhore per te ardhmen e ndritur te kombit tone. Llosa ishte shkrimtar i njohur dhe kur e pa qe demokracia e brishte e vendit te vet dhe interesat pro-biznes po rrezikoheshin nga kryengritjet e pergjakshme te Maosizmit ne Peru zgjodhi te njolloste letersine me politike. Ndersa Rama eshte politikan dhe nuk ka cte njollose pervec disa pikturave amatoreske dhe fasades se pallateve te kryeqytetit me te cilat ka mbaruar pune me kohe. Megjithate ai zgjodhi te njollos madje te baltos imazhin e Shqiperise dhe punen e shkelqyer te qeverise Berisha per integrimin. Ne te kundert nuk kishte pse 2 dite para marrjes se vendimit historik nga Parlamenti Evropian per liberalizimin e vizave per shqiptaret me vendet e zones Shengen te bojkotonte me grupin parlamentar te PS-se votimin e ligjit per Gjykaten Administrative dhe te bente thirrje per rrezimin e qeverise Berisha me protesta masive ne javen e trete te tetorit pas dates 15 tetor. Faktikisht java e trete e tetorit fillon diten e hene ne daten 11 tetor ndersa data 15 tetor eshte e premte dhe shenon mbarimin e javes zyrtare te punes ne ndermarrjet dhe institucionet shteterore. Opozita e Bashkuar e ka perjashtuar kete dite nga kalendari i protestave duke lene te nenkuptohet se dita e fillimit te tyre mund te jete e shtuna data 16 tetor e cila njihet ndryshe si ditelindja e diktatorit Enver Hoxha apo data 17 tetor qe eshte e diel dhe jehona e festes ndihet akoma. Ne rast te kundert nuk kishte pse te thuhej hellip ne javen e trete te tetorit pas dates 15hellip pasi java ne vazhdim qe fillon te henen ne daten 18 tetor perben javen e katert te ketij muaji. Por pa u ndalur shume ne keto detaje e rendesishme eshte te ndergjegjesohemi te gjithe se asgje nuk eshte thene pa nje qellim dhe kuptim te caktuar nga perfaqesuesit politike te Opozites se Bashkuar me ne krye Ramen Gjinushin Milon Ndoken e disa perfaqesues te tjere te disa partive me fare pak anetaresi per te mos thene me vetem nga nje njeri. Po keshtu e premtja e dates 15 nuk eshte perjashtuar si dite ters per fillimin e protestave opozitare por eshte perjashtuar se nuk eshte 16 pra nuk eshte dita kur ka lindur ati i tyre shpirteror. Kjo dite ndonese eshte si tersi i Pojanit per shumicen derrmuese te shqiptareve realisht eshte dita e shenjte per ta pavaresisht se e festojne ne fshehtesi sic perkujtonin festat fetare nje pjese e mire e qytetareve tane ne kohen e komunizmit. Nese do te perifrazojme Holms shqetesim per ta paraqet hellip kahja ne te cilin levizimhellip dhe jo hellip gjendja ne te cilen ndodhemi. Dhe per kete te tjera thone te tjera bejne. Madje me fjale kreu socialist hiqet si demokrat 24 karat qe nuk ka nevoje per keshillat e nderkombetareve qofshin keta edhe nga SHBA - vendi kampion i demokracise ne bote. Por demokraci jashte ketyre principeve nuk mund te kete. Arroganca enveriste eshte e papajtueshme me edukaten perendimore. Besoj se ju kujtohet thenia e tij qe Keshilli i Evropes po ka nevoje te sqarohet per vete le ti drejtohet Komisionit te Venecias ne nuk kemi nevoje . Here ne menyre te drejtperdrejte e here te terthorte ky karshillek nderkombetar i Edvin Rames tregon rrugen pa krye ku e udheheq ai prej 3-4 vitesh Partine Socialiste e cila nuk eshte rruga qe na lidh me qyteterimin perendimor por rruga e Qoftelargut.

Une nuk po bej retorike e demagogji por po analizoj me pergjegjesi e vertetesi mbi bazen e fakteve te servirura dhe qe tashme jane publike per te gjithe. Mjafton te shikojme karrieren dhe veprimet politike te Edvin Rames ne krye te Partise Socialiste dhe nuk ka nevoje te kerkojme argumente te tjera per te argumentuar vazhdimin e tradites puniste tek nje pjese e mire e majtisteve te sotem shqiptare. Nuk ka diskutim qe ardhja e Rames ne krye te Partise Socialiste u investua nga krahu konservator apo ish-nomenklatura e larte e Partise se Punes duke pare qe nen drejtimin e Fatos Nanos perfaqesuesit e tyre ne PS po mbeteshin ne minorance. Kandidature me te pershtatshme sesa djali i nje ish-anetari te Komitetit Qendror dhe njeheresh nipi i nje ish-byroisti fanatik te PPSH-se sigurisht qe nuk mund te gjendej. Natyrisht qe pergatitja e tij per kete post te rendesishem ka filluar shume me heret sesa ai te perfshihej ne kabinetin qeveritar te Fatos Nanos apo te perzgjidhej si kryetar i Bashkise se Tiranes ndoshta qe ne momentin qe Rama u shfaq ne publik si nje demokrat ekstremist dhe qe kerkonte te vareshin tek stadiumi Dinamo te gjithe komunistet . Por shume shpejt u pendua per nje deklarate te tille ndoshta ngaqe u dekonspirua qellimi i tij i vertete per tu futur si Kali i Trojes ne gjirin e PD-se duke kaluar pa humbur kohe ne ilegalitet si guerilasit e dikurshem. Perfolja e tij si i perfshire tek Hakmarrja per Drejtesi para 1997-s me shume sesa si terrorist e identifikon Ramen si komunist fanatik per krah dhendrit te Enver Hoxhes. Por ai e ploteson njeqind per qind kete dimension politiko-shpirteror pas zgjedhjes si kryetar i Partise Socialiste duke zhbere ne menyre te frikshme ate pak rinovim qe kishte pesuar kjo force politike nen drejtimin e Fatos Nanos. Per realizimin e ketij qellimi ai shfrytezoi zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009 duke e mbushur listen e deputeteve socialiste me emra pinjollesh te nomenklatures se larte komuniste dhe duke lene jashte saj apo ne pozicione te parendesishme partiake ata qe kishin kontribuar prej vitesh per kete force politike. Edhe zhurma qe Rama ben per hapjen e kutive dhe transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit ka per qellim te mbylle dhe mbyse zerin e kundershtareve te tij brenda strukturave te PS-se sic po ndodh ne te vertete. Me veprimet e tij politike te 2-3 viteve te fundit per te penguar integrimin e vendit ne strukturat euroatlantike duke filluar me anetaresimin ne NATO per te vazhduar me tej me procesin e liberalizimit te vizave dhe marrjen nga Shqiperia te statusit te vendit kandidat per tu anetaresuar ne Bashkimin Evropian kreu socialist ka dale hapur si nje mbrojtes dhe vazhdues i devotshem i enverizmit. Me nje fare diplomacie institucionet e ndryshme nderkombetare i kane quajtur keto veprime te Rames si papjekuri politike kur ne fakt jane tipike te nje pleqeri komuniste. Se vetem me nje diagnoze te tille mund te justifikohesh ne publik per karshillekun qe i ben SHBA-se SHBE-se dhe bashkimit te kombit shqiptar ne familjen e madhe evropiane pas dhjetera vitesh izolim. Po keshtu vetem me kete diagnoze mund te justifikosh ne thirrjen e popullit te majte per te rrezuar me protesta ne ditelindjen e Enverit qeverine Berisha qe me pune e sakrifica te panumerta u solli shqiptareve diten javen dhe muajin e shumepritur te liberalizimit te vizave. Nuk e di kush tjeter prej perfaqesuesve te larte te PS-se do te merrte persiper te bente marrezi e monstruozitete te tilla ne kurriz te popullit dhe vendit te vet njelloj si ne kohen e monizmit duke i thyer hundet Amerikes Evropes dhe gjithe botes. Por me shume sesa marrezi keto veprime tregojne besnikeri dhe nostalgji per jeten dhe vepren e Enverit. Te vetmit njerez vertete te vdekur jane ata qe jane harruar nga te tjeret - thone hebrenjte. Por a mund te besohet ta kete harruar Edvin Rama dhe cunat e tjere ta Bllokut Enver-yllin e karvanit duke i vene perdite shkopinj nen rrota te ardhmes se vatanit...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›