Emigranti shqiptar i shpëton atentatit
Një emigrant shqiptar ka arritur
t‘i shpëtojë paq një
atentati mbrëmë në Moncalieri,
Komunë e Piemontes, afër Torinos
në Itali. 38-vjeçari, identiteti i të
cilit nuk bëhet i ditur nga media
italiane, ndodhej para hyrjes së
një bingoje kur është qëlluar nga
dy plumba pistolete. I riu, babai
i tre fëmijëve dhe pa dokumente
të rregullta në Itali, është dërguar
menjëherë në spital dhe pas
ndërhyrjes kirurgjikale gjendja e
tij shëndetësore është përmirësuar.
Shqiptari ka marrë plagë në
gjoks dhe në krah. Policia ka nisur
hetimet, ndërsa nuk përjashtohet
fakti që 38-vjeçari të kishte një
takim me personin, ose personat
të cilët më pas e kanë qëlluar me
pistoletë. Sipas hetimeve paraprake,
agresorët kanë mbërritur
me makinë dhe një prej tyre ka
dalë nga makina dhe e ka qëlluar
me pistoletë. Pas ngjarjes autorët
janë larguar po me makinë.
t‘i shpëtojë paq një
atentati mbrëmë në Moncalieri,
Komunë e Piemontes, afër Torinos
në Itali. 38-vjeçari, identiteti i të
cilit nuk bëhet i ditur nga media
italiane, ndodhej para hyrjes së
një bingoje kur është qëlluar nga
dy plumba pistolete. I riu, babai
i tre fëmijëve dhe pa dokumente
të rregullta në Itali, është dërguar
menjëherë në spital dhe pas
ndërhyrjes kirurgjikale gjendja e
tij shëndetësore është përmirësuar.
Shqiptari ka marrë plagë në
gjoks dhe në krah. Policia ka nisur
hetimet, ndërsa nuk përjashtohet
fakti që 38-vjeçari të kishte një
takim me personin, ose personat
të cilët më pas e kanë qëlluar me
pistoletë. Sipas hetimeve paraprake,
agresorët kanë mbërritur
me makinë dhe një prej tyre ka
dalë nga makina dhe e ka qëlluar
me pistoletë. Pas ngjarjes autorët
janë larguar po me makinë.