Sherr mes njëri-tjetrit, plagoset dy 17-vjeçarë
Dy 17-vjeçarë kanë mbetur të
plagosur gjatë një sherri të
momentit në Tiranë, ndërkohë
që njëri ndodhet në gjendje të
rëndë dhe po kurohet në Spitalin
Ushtarak. Ngjarja ka ndodhur
pasditen e djeshme në Laprakë,
pranë shkollës "Aleks Buda". Dy
bashkëmoshatarët Ernest Hasani
dhe Valter Bardhi kanë qenë në
një lokal, kur mes tyre ka nisur
një sherr banal i momentit. Gjatë
konfliktit, Bardhi ka goditur
me mjete të forta Hasanin. Pak
momente më pas, Hasani i është
kundërpërgjigjur duke e goditur
me mjete të mprehta, duke i
shkaktuar plagosje. Të dy janë
dërguar në spital dhe gjendja e të
riut Bardhi është e rëndë. Policia
tha se po punon për zbardhjen e
plotë të saj.
plagosur gjatë një sherri të
momentit në Tiranë, ndërkohë
që njëri ndodhet në gjendje të
rëndë dhe po kurohet në Spitalin
Ushtarak. Ngjarja ka ndodhur
pasditen e djeshme në Laprakë,
pranë shkollës "Aleks Buda". Dy
bashkëmoshatarët Ernest Hasani
dhe Valter Bardhi kanë qenë në
një lokal, kur mes tyre ka nisur
një sherr banal i momentit. Gjatë
konfliktit, Bardhi ka goditur
me mjete të forta Hasanin. Pak
momente më pas, Hasani i është
kundërpërgjigjur duke e goditur
me mjete të mprehta, duke i
shkaktuar plagosje. Të dy janë
dërguar në spital dhe gjendja e të
riut Bardhi është e rëndë. Policia
tha se po punon për zbardhjen e
plotë të saj.