E Diel, 1 Nëntor 2026

Bedri Çollaku emërohet drejtor Ekzekutiv i “Tirana Bank”

Bedri Çollaku do të mbajë postin e drejtorit Ekzekutiv të “Tirana Bank”. 

Ai është një ndër drejtuesit më të lartë të “Tirana Bank”, anëtare e Piraeus Bank Group, me eksperiencë të shquar në fushën e banking dhe operacioneve të zhvillimit financiar. Në këtë post drejtues, Çollaku do të çojë më tej objektivat e bankës, kryesisht në përpjekjet për të forcuar pozicionin në tregun bankar shqiptar, duke investuar në krijimin e produkteve inovative për korporatat, retail-in dhe investimin për klientët tanë, gjithashtu edhe në krijimin e sistemeve të reja për shërbimet bankare. Ai do ta drejtojë “Tirana Bank” drejt zgjerimit të saj të mëtejshëm, në krijimin e degëve të reja, për të arritur objektivat e një totali prej 50 degësh brenda fundit të këtij viti. Bedri Çollaku u bë pjesë e “Tirana Bank” në vitin 2002, në pozicionin e Menaxhimit të Riskut dhe Kredisë. Gjatë viteve të punës së tij në këtë bankë, ai drejtoi dhe organizoi Departamentin e Kredisë. Ai ka mbi 30 vjet eksperiencë në sistemin bankar në Shqipëri, ku është përfshirë në menaxhim, auditim, kredi-dhënie, mbikëqyrje të operacioneve bankare etj. Ai ka gjithashtu edhe një eksperiencë të gjatë prej më shumë se katër vjet edhe në sektorin industrial privat. “Tirana Bank” është një ndër bankat më të rëndësishme e të mëdha në Shqipëri, me një rrjet prej 44 degësh e ATM dhe një staf prej 485 personash.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›