Plehrat në Tiranë, 6 firma do të menaxhojnë pastrimin
Gjashtë firma do të menaxhojnë punën për pastrimin e kryeqytetit. Sipas specialistëve të Bashkisë së Tiranës, në këtë mënyrë heqja e mbeturinave do të kryhet në mënyrë më efikase.
“Është vendosur që kryeqyteti të ndahet në gjashtë zona pastrimi dhe jo në tre si ka funksionuar më parë”, sqarojnë burime nga Drejtoria e Menaxhimit të Mjedisit në këtë institucion. Kështu për të rritur cilësinë e pastrimit 3 zona do të jenë në perëndim dhe tre të tjera në lindje të Tiranës. Në kontratat e lidhura me firmat përkatëse përcaktohet jo vetën pastrimi e grumbullimi, por edhe largimi i mbetjeve urbane nga metropoli i vendit. Kontratat e lidhura me këto firma do të kenë një afat 5-vjeçar. Por edhe firmat e pastrimit kanë një sërë ankesash për qytetarët. “Shpesh mbetjet hidhen jashtë kazanëve të plehrave, mbeturinave u vihet flaka e bashkë me to dëmtohen kontejnerët”, deklarojnë përfaqësuesit e firmave. Sipas tyre, problem mbetet edhe parkimi i makinave përpara kazanëve, çka krijon pengesa në pastrim. Bashkia e Tiranës nga ana e saj u bën apel qytetarëve të jenë më të kujdesshëm në këtë drejtim. “Për të pasur një qytet të pastër duhet të kontribuojnë të gjithë. Kjo qoftë duke mos hedhur vend e pa vend plehrat, si dhe duke i grumbulluar ato në kontejnerë”, shprehen specialistët e mjedisit në Bashkinë e Tiranës. Të gjitha mbetjet urbane që firmat e pastrimit të kontraktuara nga Bashkia e Tiranës, do të arrijnë të mbledhin, kanë për t’u depozituar në parcelën e parë të Impiantit të Sharrës, i cili pritet të inaugurohet në fund të muajit gusht. “Punimet në parcelën e parë të Sharrës kanë përfunduar dhe do të inaugurohen në fund të këtij muaji. Tani pritet të fillojnë punimet për parcelën e dytë”, sqaruan burimet nga bashkia. Impianti i përpunimit të mbetjeve në Sharrë, projekt që do të kushtojë rreth 6 milionë euro, i financuar nga qeveria italiane pritet të përfundojë vitin që vjen.