Veiz Senko: Nuk i njoh zyrtarët e Hipotekës
TIRANE - Njëri nga shtatë personat e arrestuar gjatë operacionit "Furtuna", për korrupsion në Hipotekën Qendrore në Tiranë, i paraburgosuri
Veiz Senko hedh poshtë akuzat që janë bërë në adresë të tij, sikur ai ka luajtur rolin e sekserit në regjistrimin e pronave në Hipotekë. Me anë të një letre të dërguar nga paraburgimi i Fushë-Krujës, Veiz Senko shkruan se nuk i njeh zyrtarët e Hipotekës me të cilët është akuzuar për bashkëpunim në regjistrimin e pronave. "Unë nuk kam lidhje apo njohje me Artan Mehmetin, Enton Babameton apo emra të tjerë", thuhet në letrën e Veiz Senkos, ku hidhet poshtë bashkëpunimi i tij me dy zyrtarët e arrestuar të Hipotekës. Lidhur me deklarimet e dhëna prej tij, i akuzuari për shtatë vepra penale shkruan në letër se, "unë nuk jam marrë akoma në pyetje nga përfaqësuesit e akuzës". I arrestuari sqaron më pas se gjatë punës së tij ai asnjëherë nuk ka cenuar interesat e shtetit apo të individëve. I paraburgosuri sqaron më tej pozicionin e tij në lidhje me përgjimet telefonike që i janë bërë atij, duke thënë se nuk ka asnjë bisedë që ta implikojë atë direkt apo indirekt në veprimtari të parregullta. Në fund të letrës së tij, Veiz Senko shprehu besimin se organi i akuzës që po heton çështjen do të marrë vendim në kohën e caktuar për ta çuar dosjen në gjyq dhe më pas do të jetë gjykata ajo që do të përcaktojë nëse ai është fajtor apo jo. Në fakt, dy ditë më parë, Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për shtatë personat e arrestuar gjatë operacionit "Furtuna". Ata janë dërguar të pandehur në gjykatë dhe, sipas burimeve zyrtare të Prokurorisë, Veiz Senko është person i akuzuar për kryerjen e shtatë veprave penale. Veiz Senko është arrestuar së bashku me pesë persona të tjerë, mes të cilëve tre ish-regjistrues të Hipotekës së Tiranës, një oficer i policisë si dhe një qytetar tjetër nga Tirana. Të arrestuarit janë akuzuar për dy raste të regjistrimit të pronave në Hipotekë, mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara. Regjistruesit e Hipotekës akuzohen se kanë marrë ryshfet për regjistrimin e parregullt të pronave, ndërsa sipas burimeve zyrtare, Veiz Senko ka qenë ndërmjetës mes personave që kërkonin regjistrimin e pronave dhe zyrtarëve të arrestuar të Hipotekës. Të gjithë të pandehurit i kanë hedhur poshtë akuzat e bëra ndaj tyre, por do të jetë gjykata ajo që bazuar në provat e Prokurorisë do të marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje.