E Diel, 1 Nëntor 2026

Emin Barçi - “Edi Rama të lërë postin e kryetarit”

 

Delegati i Tiranës, Emin Barçi, akuzoi drejtuesin e PS-së se nuk ka kurajo të pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Sipas tij, PS-ja duhet të ketë kurajo dhe përgjegjësinë të pranojë humbjen se që nga 1992 votat e djathta janë më shumë se votat e majta, përfshirë këtu dhe votat e LSI-së. “Duhet që PS të heqë dorë nga mungesa e alternativës dhe jo të ecet sipas parimit ‘Ik prift të ulet hoxhë’. Këto katër vjet PS-ja humbi lirinë me premtimin e Ramës për t’i sjellë në pushtet. Vetëm tek ekipi i futbollit Partizani, i cili ra nga kategoria dhe tek PS që humbi zgjedhjet, ndodh që drejtuesi nuk ndryshohet”, u shpreh Barçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›