Meksi: Procesi i zgjedhjeve, i dështuar
Deputetja socialiste Ermelinda Meksi mbrojti dje tezën e Edi Ramës për të mos njohur zgjedhjet e 28 qershorit. Për Meksin, PS-ja është e bindur tashmë se zgjedhjet janë manipuluar dhe shumë shkelje, “sidomos në Fier treguan procesin e dështuar të zgjedhjeve”. “Ky Kongres ishte i nxituar, i nxitur nga një grusht njerëzish”, por sipas saj debatet janë një formë demokratike që gjithësi dëshmojnë demokracinë në parti. “Debati është për të forcuar partinë, për përgatitjen tonë dhe për t’i ballafaquar socialistët për fushatën e ardhshme elektorale”, tha Meksi.