Inter: Murinjo jep Ok për shitjet
Murinjo ka bërë një përjashtim në sezonin e fundit, por nuk dëshiron të bëjë një tjetër për sezonin e ardhshëm. Grupi i futbollistëve, që duhet të jenë në dispozicion të tij për skuadrën e të ardhmes, do të përbëhet nga 24 elementë, maksimumi 25. Ja përse tani presidenti i Interit, Masimo Morati, duhet të nisë punën për të nxjerrë në shitje disa nga lojtarët e tij: Shumica prej tyre janë futbollistë, që nuk janë përdorur ose janë përdorur shumë pak nga Murinjo në sezonin e kaluar. Do të përfundojnë në merkato mbrojtësit Burdiso-Rivas, mesfushorët Vieira-Mansini, sulmuesit Kruz-Suazo. Këto janë identifikimet e para. Por tashmë mbetet për t‘u bërë puna më e madhe, shitja e tyre. Interi do të punojë në këtë drejtim dhe në fund synon të mbledhë një shifër të mirë të ardhurash, që mund të investohen diku tjetër. Portierët do të mbesin të njëjtët që kanë qenë në sezonin e fundit, ndërsa mbrojtja do të spastrohet me ikjen e Rivas dhe Burdizos. Mbi të gjitha argjentinasi është shumë i kërkuar në merkato. Por problemi i përbashkët i të gjithë këtyre lojtarëve që janë në ikje, është rroga e tyre e madhe, e cila pengon shitjen e tyre. Fiorentina do ta priste me krahëhapur argjentinasin Burdizo, të cilin dëshiron ta marrë në formë huazimi, por Interi pëlqen ta shesë atë. Prandaj, për këtë arsye, pista Totenhem mund të jetë më joshëse për skuadrën zikaltër. Duke i dhënë si të sigurta largimet e Rivas e Burdizos, tek Interi do të qëndronin Kordoba, Zaneti, Maksuell, Maikon, Materaci, Samuel, Kivu, Santon dhe ndoshta ëndrra Karvajo. Nëntë mbrojtësit plus tre portierët bëjnë 12 në total. Në mesfushë dera e largimit është e hapur për Mansinin, i cili, pas një viti zhgënjyes, gjen admirues të vjetër te drejtuesit e Lionit. Por edhe në këtë rast rroga është pengesa e zakonshme, pasi ai merr tre milionë euro në sezon. Gati për të ikur është edhe Vieira, i cili mund të transferohet në Francë, ku Paris Saint Germain do t‘i garantonte një sezon prej protagonisti. Përveç Mansinit e Vieiras do të ikin edhe Obina dhe Figo (i cili ka vendosur t‘i thotë lamtumirë futbollit). Së bashku me Kuarezman e shitur te Xhenoa bëhen pesë. Do të qëndrojmë Stankoviç, Kambiaso, Muntari, Jimenez, Thiago Mota, të cilëve ndoshta do t‘i bashkohen Deko dhe një tjetër mesfushor krahu. Deri tani bëhen 19 futbollistë në total, pa sulmuesit. Tashmë duhet gjetur një vend, ku të shitet Suazo, të rikthyer pas dhënies hua te Benfika. Kruz nuk hyn më në planet e Murinjos, por nuk do të jetë problem sistemimi i tij, pasi kërkohet nga Juventus, Fiorentina, Bolonja, të cilëve u shtohet edhe një listë e gjatë ekipesh spanjolle. Krespo tashmë është i Xhenoas. Në dispozicion të Murinjos do të qëndrojnë Ibra, Baloteli, Milito dhe ndoshta Arnautoviç apo edhe një tjetër. Në një grup prej 24 apo 25 futbollistësh, Interi do të kërkojë të ndërtojë një skuadër ëndrrash për të ardhmen.
Skuadra e ëndrrave
Përveç shitjeve, priten edhe afrime, mes të cilëve thuajse të sigurta janë ardhja e Karvajos, Dekos, Arnautovic e ndoshta edhe një mesfushori krahu dhe një sulmuesi potent. Me një grup prej 24 apo 25 futbollistësh, Interi do të kërkojë të ndërtojë një skuadër ëndrrash për të ardhmen
Skuadra e ëndrrave
Përveç shitjeve, priten edhe afrime, mes të cilëve thuajse të sigurta janë ardhja e Karvajos, Dekos, Arnautovic e ndoshta edhe një mesfushori krahu dhe një sulmuesi potent. Me një grup prej 24 apo 25 futbollistësh, Interi do të kërkojë të ndërtojë një skuadër ëndrrash për të ardhmen