E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerdeci familjaret e viktimave kerkuan gjykim te panderprere

Protesta para dhe gjate zhvillimit te gjyqit paralajmerohet proteste para Kryeministrise. Dje avokate dhe prokurore perplasje per raportin e ekspertit Zeqiri per konflikt interesi

Familjaret e viktimave te Gerdecit protestuan dje para Gjykates se Shkalles se Pare te Tiranes para dhe gjate zhvillimit te procesit gjyqesor ku po gjykohen 29 te pandehurit e akuzuar per kete tragjedi ndersa kerkuan gjykim te panderprere nga gjykata. Te vendosur para dyerve te gjykates familjaret kerkuan zhvillimin cdo dite te procesit gjyqesor si dhe venien e drejtesise per 26 viktimat e shperthimit te fabrikes se demontimit te municioneve Alba Demil. Me pas ata tentuan qe me nje pankarte ku shkruhej Drejtesia e munguar eshte drejtesi e mohuar - kerkuan te futen ne sallen e gjyqit por nuk u lejuan. Duke marre shkas nga zvarritjet e procesit gjyqesor ne familjaret e viktimave jemi te irrituar dhe kemi ardhur prape prane Gjykates se Tiranes per ti rikujtuar qe gjyqin e Gerdecit asaj tragjedie te madhe ta zhvillojne perdite. Kete ia kemi kerkuar edhe para disa muajsh por nuk u zbatua dhe kjo coi ne lirimin e te pandehurve - u shpreh Feruzan Durda i cili me 15 mars ka humbur djalin e tij te vogel Roxhers. Gjithashtu ata kane paralajmeruar dje per nje proteste para kryeministrise diten e merkure ne oren 1230 minuta per ti kerkuar Kryeministrit Berisha mbajtjen e premtimeve per banoret e Gerdecit si dhe drejtesi per te afermit e tyre qe humben jeten ne shperthimin tragjik. Ndersa familjaret dhe avokatet e tyre benin keto deklarime ne gjykate nisi seanca e radhes per tragjedine ne te cilen kane qene te pranishem pese ekspertet qe kane perllogaritur demin ekonomik te shkaktuar nga shperthimi. Qysh ne fillim te seances pati nje debat dhe replika mes avokateve dhe gjykates e prokurorise per ekspertet. Sipas avokateve nje nga ekspertet perkatesisht Bexhet Zeqiri kishte konflikt interesi ne kete ceshtje dhe raporti i tij nuk duhet marre parasysh pasi vetem 20 dite pas marrjes se detyres nga prokuroria djali i tij filloi pune si IT ne Prokurorine e Pergjithshme. Por kjo kerkese u rrezua nga gjykata dhe gjyqi vijoi me degjimin e pergjigjeve te eksperteve te thirrur nga gjykata. Ekspertet filluan tu japin pergjigje pyetjeve te drejtuara nga akuza dhe avokatet ndersa nuk kane ndryshuar aspak qendrim lidhur me perfundimit qe kane dhene ne aktin e tyre te ekspertimit. Gjate dhenies se pergjigjeve ekspertet kane konkluduar se Komisioni i Vleresimit te Municioneve ka ulur cmimet me qellim qe te perfitonte kompania SAC dhe Alba Demil ndersa i ka shkaktuar shtetit ne dem te konsiderueshem. Ashtu sic edhe ishte kishin parashtruar ne akt-ekspertizen e lexuar nga perfaqesuesit e akuzes. Sipas pese eksperteve Alba Demil nuk ishte e certifikuar per demontim qe per kete proces ishte lidhur nje kontrate formale mes Patrik Henrit dhe Ylli Pinarit dhe se mjaft urdhra qe nga perzgjedhja e municioneve deri tek transporti ishin bere verbalisht. Ekspertet shpjegonin per demin qe i kishte ardhur shtetit kur demontimi mund te kryhej ne uzinen e Policanit. Avokatet kane reaguar ne momentin qe ekspertet jepnin pergjigjet e tyre duke argumentuar se i kishin anashkaluar pyetjet e tyre. Te pandehurit e ketij procesi jane 29 persona te cilat akuzohen per ngjarjen e ndodhur me 15 mars te vitit 2008 ne fabriken e demontimit te armeve ne Gerdec ku si pasoje e nje shperthimi te fuqishem humben jeten 26 persona dhe u plagosen me shume se 300 te tjere. Aktualisht prokuroria nuk ka asnje te pandehur ne qeli per kete ceshtje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›