E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emra të rinj në “Hollin e Famës së Rok and Roll-it”

Të hënën, Hollit të Famës së Rock and Roll-it iu shtuan edhe disa emra të rinj të njohur të muzikës. Ata janë John Mellencamp, Madona, Leonard Kohen, grupi muzikor britanik i muzikës Pop, Dave Clark Five dhe instrumentistët e grupit “The Ventures”. Ceremonia u zhvillua në Nju York, nën drejtimin e këngëtarëve Billy Joel, Iggy Pop dhe Justin Timberlake. Në fjalën që mbajti me këtë rast, Madona u tha pjesëmarrësve: “Njerëzit vazhdojnë t’i nxisin ëndrrat e mia, çfarë mund të kërkoj më tepër?”. Ndërsa këngëtari Mellencamp tha: “Përsa kohë që mund të dëgjoj një këngë që më bën t’i kem sytë me lot dhe që më pushtojnë emocionet, e di që ka ende shpresë”. Pas prezantimit në Nju Jork, emrat e këngëtarëve dhe muzikantëve do të vendosen në muzeun “Rock and Roll Hall of Fame”, që ndodhet në qytetin Cleveland. Veç artifakteve nga jeta e tyre, në muze do të shfaqen edhe filma për karrierën e muzikantëve dhe një gramafon i kompjuterizuar me regjistrimet e të gjitha këngëve të tyre.

13 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›