E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëfehet “Komisar Katani”: “Jam shqiptar”

“Jam shqiptar, ndihem i tillë dhe nuk kam pse ta mohoj. Gjyshi im nga ana e babait ishte shqiptar dhe ka emigruar drejt Italisë së Jugut në vitet 1600”, - kështu është rrëfyer dje para mediave, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, aktori i njohur për shqiptarët me rolin e komisar Katanit te seriali “Oktapodi”, Mikele Plaçido. Pas rolit te filmi “L’Amerika”, Plaçido ka pranuar të interpretojë një rol episodik edhe në filmin e regjisorit Pirro Milkani, “Trishtimi i zonjës Shnajder”. Ai luan rolin e kontit. Plaçido ka deklaruar: “Jam krenar për origjinën time, që është nga këto male dhe me kënaqësi do të pranoja ndonjë ftesë për një bashkëpunim tjetër me shqiptarët”. Aktori i njohur ka ndjekur për herë të parë filmin, ku ai interpreton, në kinemanë “Millenium II” në Tiranë. Sipas axhendës, ditën e sotme ai mund të takohet me Presidentin Bamir Topi.
P.GROSI

13 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›