Pulat
Takohen në një stacion treni një plak gjirokastrit dhe një plak vlonjat. Pasi ishin në një moshë, zënë muhabet me njëri-tjetrin.
Natyrisht, që dashur pa dashur, biseda do të kalonte te puna e përditshme e fshatarit, bujqësia, blegtoria, të mbjellat, të korrat, sëmundjet, humbjet e fitimet...
-Unë kam një racë pule që po nuk e bëri vezën që të kushtojë 15 lekë, ia heq kokën fare..., – thotë gjirokastriti.
- Ndërsa unë i kam pulat që e bëjnë vezën 12 lekë, – përgjigjet vlonjati.
-Po pse nuk e zhvillon racën e pulave e ta zgjedhësh racën si e imja? – i thotë gjirokastriti si pa të keq, por duke ndier krenari në vetvete.
Dhe plaku lab ia kthen:
-Ik ore vëlla, më lër rehat se nuk e gris b... për 3 lekë më tepër pula ime...
13 Mars 2008