E Diel, 1 Nëntor 2026

QSUT, në 6 muaj u shpenzuan 621 milionë lekë për blerjen e barnave



Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka shpenzuar 621 milionë lekë për blerjen e barnave dhe 507 milionë lekë për citostaatikët. Sipas drejtorisë së kësaj qendre spitalore janë realizuar në masën 90 për qind tenderat dhe investimeve. Treguesit statistikorë për tenderët dhe investimet, të kryera në 6 mujorin e parë të këtij viti në QSUT janë realizuar në masën 90 për qind. Burimet zyrtare në Drejtorinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pohojnë se për vitin 2010 buxheti si për barnat bazë ashtu edhe për citostatikët është rritur. Përkatësisht për barnat ka një rritje prej 67.57 për qind më shumë se viti 2009, kurse për citostatokët një rritje prej 60 për qind. Tenderët e materialeve të mjekimit përfundojnë në fund të këtij muaji tërësisht, ndërsa janë realizuar një pjesë e mirë e tyre. Përsa i përket sektorëve të tjerë mbështetës dhe shërbimeve kanë përfunduar të gjitha kontratat e mirëmbajtjes së aparaturave, ushqimi, lavanteria, energjia, uji. Treguesit statistikorë për këtë 6 mujor përsa u përket pacientëve, janë 1 mijë pacientë më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2009”,- tha drejtori i përgjithshëm i QSUT-së Ilir Dashi. Ndërkaq mjekët kërkojnë ndryshimin e ligjit për prokurimin e barnave.

Privatizohet shërbimi sanitar në QSUT

QSUT lidh kontratën me firmën private që do të merret me trajtimin Higjiene-sanitar të ambienteve të jashtme. Në projektin e paraqitur palët do të kujdesen për pastrimin dhe gjelbërimin e ambienteve rreth e rrotull qendrës, ndërkohë që nga Drejtoria e Spitalit tregojnë që po bëhen përpjekje që deri në fund të vitit 2010 pritet të përfundojë çdo procedurë kontraktuake për privatizimin edhe të shërbimit sanitar të brendshëm në këtë qendër. Shërbimet private do të merren me rruajtjen e objekteve spitalore, do të sigurohen që në qendër të mos mungojnë kushtet higjiene-sanitare, detergjentet disinfektues dhe pastërtia në dhomat e çdo reparti. Ende nuk bëhet e ditur nëse edhe pas privatizimit do të jetë i njëjti staf punonjësish apo jo, apo nëse do të ketë personel shtesë. Mbas reformës së ndërmarrë para 2 vjetësh numri i personelit që kujdeset për pastrimin e ambientit në disa reparte në QSUT është më i vogël krahasuar me atë që kërkojnë shefat e pavianëve bazuar në strukturën e pavijonit.

ISKSH nis shpërndarjen e barnave kundër helmimeve të kafshëve

Pacientët e helmuar nga pickimet e kafshëve, do të gjejnë në çdo qendër shëndetësore barnat kundër helmimit. Pak ditë më parë të gjitha qendrat shëndetësore janë pajisur me paketën e duhur të ilaçeve për këtë sezon. Tashmë të gjitha qendrat ato do të jenë të gatshme për të trajtuar të gjithë pacientët që do të vuajnë nga virozat e stinës apo nga helmimet e ndryshme. Në këtë paketë ilaçesh rëndësi e veçantë u është dhënë medikamenteve specifike siç janë ato që nevojiten kundër helmimit nga pickimi i merimangave të zeza, gjalpërit apo insekteve që ndodhen në zona moçalore, helmime që mund të çojnë edhe në vdekjen e viktimës nëse nuk kurohen në momentin e duhur. Këto masa u morën sepse fluksi i pacientëve që drejtohet në poliklinikat e lagjes, spitalet rajonalë por edhe në urgjencat e tjera spitalore për shkak të një helmimi me orgjinë ushqimor, të pickimit të kafshëve apo dhe nga virozat e stinës është i lartë. Tashmë edhe personeli mjekësor që do ti përdorë këto medikamente është informuar dhe i aftë për mënyrën dhe sasinë që do të përdorë gjatë trajtimit të pacientit.

13 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›