E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: “Qeveria të ofrojë transparencë për kartat e identitetit”

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, ka kërkuar nga qeveria “Berisha” që të ofrojë më shumë transparencë për procedurat e tenderimit të kartave të identitetit. “LSI është thellësisht e shqetësuar për mungesën e transparencës dhe parregullsitë e vazhdueshme dhe të rënda që po shoqërojnë procesin aq të rëndësishëm të përgatitjes së kartave të identitetit. LSI i kërkon publikisht qeverisë të ndërmarrë në mënyrë të menjëhershme hapat e nevojshëm për rindërtimin e një procesi të hapur transparent dhe ligjor të tenderimit. Kërkojmë gjithashtu që Ministria e Brendshme dhe administruesit e procesit të tenderimit të reflektojnë në mënyrë të përgjegjshme ndaj shqetësimeve kritike, tashmë publike të opozitës, dhe tani së fundi edhe të Ambasadës Amerikane, për të mos u ngarkuar akoma edhe më shumë me përgjegjësinë e rëndë të komprometimit të zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri si dhe me përgjegjësitë individuale ligjore të pashmangshme për secilin nga personat pjesëmarrës në këtë proces”, - tha sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili.

5 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›