E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kashari, qendra e re e dispeçerisë së energjisë

Komuna e Kasharit në Tiranë do të jetë qendra e re e dispeçerisë qendrore të shpërndarjes së energjisë elektrike në vend. Lajmin e bëjnë të ditur burime zyrtare pranë METE-s, e cila ka shpallur kërkesën për shpronësimin publik të pasurive të paluajtshme që preken nga projekti për ndërtimin e qendrës së re. Qendra e dispeçerisë qendrore dhe zyrat e reja të Operatorit të Transmetimit të Energjisë do të ndërtohen në Kashar, në periferi të Tiranës, sipas kërkesës së OST-së. Komisioni i posaçëm i shpronësimit pranë METE-s ka përgatitur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për personat që do të preken nga shpronësimi për interes publik, sikurse është ndërtimi i një objekti me rëndësi shumë të madhe si qendra e re e dispeçerisë të energjisë, që pritet të përmirësojë furnizimin me energji të banorëve.

5 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›