Emrat e ekspertëve që do të “hetojnë” financat e partive politike
Transparencën e PD-së do ta bëjë shoqëria “Alb BB auditing sh.p.k.”. PS-ja do të hetohet nga Mihal Ziu dhe LSI-ja nga Theodhoraq Gjosha
Komisioni Qendror Zgjedhor, në mbledhjen e djeshme hodhi shortin për përcaktimin e ekspertëve kontabël që do të hetojnë fondet që kanë përdorur partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 28 qershorit. Nga hedhja e shortit rezultoi se financat e Partisë Demokratike do t’i hetojë shoqëria “Alb BB auditing sh.p.k.”, financimet e Partisë Socialiste do t’i hetojë eksperti kontabël Mihal Ziu dhe ato të LSI-së do t’i hetojë eksperti kontabël Theodhoraq Gjosha. Në vendimin e KQZ-së shkruhet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi shqyrtoi propozimet e paraqitura si dhe dëgjoi diskutimet e përfaqësuesve të partive politike, në mbështetje të Nenit 91 të Kodit Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve emëroi me short për çdo subjekt zgjedhor ekspertë kontabël të licencuar, të cilët do të auditojnë fondet e përftuara dhe të shpenzuara nga subjekte zgjedhore për fushatën zgjedhore. Subjektet zgjedhore që u paraqitën në fletën e votimit dhe morën pjesë në zgjedhjet për Kuvendin 2009 janë 34. Për rrjedhojë, partitë që duhet të auditohen për fondet e përftuara dhe të shpenzuara nga ekspertët kontabël të licencuar janë 34.
Përzgjedhja
KQZ-ja, në mbështetje të Nenin 91, i kërkoi Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar listën e ekspertëve, të cilët plotësonin kushtet e parashikuara. Instituti i Ekspertëve të Akredituar i dërgoi KQZ-së listën e përbërë nga 81 ekspertë kontabël të licencuar, të cilët plotësonin kriteret e kërkuara. KQZ-ja u kërkoi ekspertëve kontabël të përfshirë në listën e përzgjedhur të depozitonin në KQZ kërkesën për pjesëmarrje në short, si dhe deklaratat personale për plotësimin e kritereve të parashikuara në dispozitat e mësipërme. Në përfundim të procedurave për përzgjedhjen e listës janë depozituar 28 kërkesa për pjesëmarrje në short. Kërkesat e paraqitura nga 26 ekspertët kontabël të licencuar, nga verifikimi i tyre rezultoi se i plotësojnë kriteret e përcaktuara në Nenin 92 të Kodit Zgjedhor. Ndërsa dy kërkesa rezultuan të pavlefshme. “Më datë 14.09.2009, KQZ-ja, në prani të subjekteve zgjedhore, ekspertëve kontabël dhe mediave, organizoi shortin për emërimin e ekspertit kontabël, i cili do të auditojë fondet e përftuara dhe të shpenzuara të subjektit zgjedhor përkatës. Në një vazo transparente u futën 26 gogla dhe në secilën prej tyre u fut një shirit letre ku ishin shënuar respektivisht emrat e ekspertëve kontabël pjesëmarrës. Në vazon tjetër u futën 34 gogla dhe në secilën prej tyre u fut një shirit letre ku ishin shënuar respektivisht emrat e 34 subjekteve zgjedhore pjesëmarrëse në short. Më pas, çdo përfaqësues i subjektit zgjedhor tërhoqi nga një gogël me emrin e ekspertit kontabël që do të hetojë partinë përkatëse”, - shkruhet në vendimin e KQZ-së. Kundër këtij vendimi subjektet zgjedhore mund të bëjnë ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë brenda 5 ditëve nga shpallja e tij.
Auditimi
Çdo subjekt zgjedhor duhet të regjistrojë në një regjistër të posaçëm, miratuar si model me vendim të KQZ-së, shumën e fondeve të përfituara për çdo person fizik ose juridik, si dhe të dhëna të tjera që lidhen me identifikimin qartë të dhuruesit. Në çastin e dhurimit, dhuruesi nënshkruan një deklaratë, ku zotohet se ai nuk ndodhet në një nga rrethanat e përcaktuara në Nenin 89 të Kodit dhe mban përgjegjësi personale për deklarim të rremë. Forma dhe përmbajtja e deklaratës miratohet nga KQZ-ja dhe është e detyrueshme për t’u nënshkruar në çdo rast dhurimi. Lista e personave që dhurojnë shuma jo më pak se 100 mijë lekë, si dhe vlera përkatëse duhet të bëhen kurdoherë publike. Dhurimi i fondeve jopublike me vlerë më të madhe se 100 mijë lekë duhet të bëhet vetëm në një llogari të posaçme të hapur në një bankë nga subjekti zgjedhor. Përgjegjësi i financës së subjektit zgjedhor, jo më vonë se tri ditë nga fillimi i fushatës zgjedhore, deklaron numrin e llogarisë bankare të hapur për këtë qëllim. Numri i llogarisë bankare për çdo subjekt politik publikohet në faqen zyrtare të KQZ-së. Shpenzimi total që mund të kryejë një parti politike, përfshirë edhe kandidatët e tyre, për një fushatë zgjedhore, nuk duhet të kalojë dhjetëfishin e shumës më të madhe që një subjekt zgjedhor ka marrë nga fondet publike, sipas Nenit 87 të Kodit. Çdo shpenzim i kryer për fushatën zgjedhore
dokumentohet dhe kryhet duke respektuar legjislacionin tatimor në fuqi.
Detyrimet e parashikuara në këtë nen vlejnë edhe për kandidatët e propozuar nga zgjedhësit, të regjistruar sipas neneve 69 dhe 70 të këtij kodi. Shpenzimi total që mund të kryejë kandidati i propozuar nga zgjedhësit nuk duhet të kalojë 50 për qind të shumës më të madhe që një subjekt zgjedhor ka marrë nga fondet publike, sipas Nenit 87 të këtij kodi.
Emrat e kompanive dhe ekspertëve kontabël
Azem Hykaj Partia Lëvizja e Legalitetit
Dashnor Çarçani Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
Dhimitër Pano Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
Eduard Kila Partia Demokristiane
Elez Lala Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve
Elton Haxhi Partia Konservatore
Fatmira Kastrati Partia Agrare Ambientaliste
Lavdimir Fusha Partia e te Drejtave te Mohuara
Luan Muça G99
ALB BB Auditing sh.p.k, Partia Demokratike
Luljeta Hasho Partia Rruga e Lirisë
Lumturi Brahaj Partia Ora e Shqipërisë dhe Partia për Ligj dhe Drejtësi
Marie Dushi Lidhja Demokristiane
Mihal Ziu Lëvizja për të Drejtat e Njeriut dhe Partia Socialiste
Namik Vehipi Partia Bashkimi Demokrat
Nikolla Geco Partia Socialiste e Vërtetë ‘91
Pajtim Hysi Partia Toleranca e re e Shqipërisë
Qani Kaja Partia për Drejtësi e Integrim dhe Partia e Reformave Demokratike
Sabri Palamani Bashkimi Liberal Demokrat dhe Partia Balli Kombëtar Demokrat
Semiha Dollani Partia Republikane
Stavri Prifti Partia Demokracia Sociale
Stoli Laze Partia Balli Kombëtar
Theodhoraq Gjosha Lëvizja Socialiste për Integrim
Lulash Pjetërnika Partia Aleanca Demokratike
Violeta Mullai Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet dhe Partia Socialdemokrate
Auditimi i fondeve dhe shpenzimeve të fushatës zgjedhore
Jo më vonë se 45 ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për çdo subjekt zgjedhor, KQZ-ja emëron me short një apo më shumë ekspertë kontabël të licencuar, të përzgjedhur sipas Nenit 92 të Kodit, për të kryer auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara për fushatën zgjedhore. Raporti i auditimit paraqitet në KQZ brenda afatit të përcaktuar në vendimin e emërimit. Raporti nuk mund të përfshijë të dhëna personale të dhuruesve nën vlerën e parashikuar në pikën 1 të Nenit 90 të
këtij kodi. Subjektet zgjedhore duhet të vënë në dispozicion të ekspertit të emëruar nga KQZ-ja çdo informacion, dokumente apo të dhëna që kanë të bëjnë me financimin dhe shpenzimet e fushatës zgjedhore, sipas këtij kodi. KQZ-ja mund të bëjë verifikime të të dhënave të raportit. Verifikimi mund të përshijë edhe pyetjen e personave dhe subjekteve të ndryshme, këqyrjen e dokumenteve që lidhen me këtë çështje, pranë zyrave përkatëse
të subjektit zgjedhor që ka paraqitur raportin, si dhe marrjen e çdo informacioni nga bankat apo persona të tretë, të cilët mund të tregojnë mbi të dhënat e paraqitura në raport.
KQZ-ja publikon raportet e auditimit për subjektet zgjedhore jo më vonë se 30 ditë nga data e paraqitjes së raportit ose, sipas rastit, nga data e mbylljes së verifikimeve përkatëse. Mosrespektimi i rregullave të përcaktuara nga subjektet zgjedhore apo dhuruesit, në rast se nuk përbën vepër penale, është kundërvajtje administrative dhe ndëshkohet sipas parashikimeve në pjesën XIV të këtij kodi.
Sanksione në shifra marramendëse për partitë politike që refuzojnë auditin
Sipas Kodit Zgjedhor, shkelja e dispozitave për financimin e fushatës zgjedhore nga ana e përgjegjësit të financës të partisë politike ndëshkohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Mosbashkëpunimi me auditin e KQZ-së nga ana e subjektit zgjedhor dënohet me gjobë nga 1 000 000 deri në 2 000 000 lekë. Refuzimi për të bërë transparent burimet e financimit të fushatës, apo për të lejuar ushtrimin e kontrollit nga ana e auditit, dënohet me gjobë nga 2 000 000 lekë deri në pezullimin për 5 vjet të financimit publik për partinë politike. Shkeljet në lidhje me Nenin 90 të këtij kodi nga ana e dhuruesit dënohen me gjobë, me vlerë të barabartë me 30 për qind të shumës së dhuruar. Shkelja e kufirit maksimal të shpenzimeve nga subjekti zgjedhor ndëshkohet me një gjobë të barabartë me vlerën 10 për qind të vlerës mbi kufirin e lejuar të shpenzimit, sipas Nenit 90 të këtij kodi. Nëse shkeljet e konstatuara nuk do të përbëjnë kundërvajtje administrative, atëherë Kodi parashikon deri dhe ndjekje penale për donatorët apo financierët e partive politike.
Kriteret që duhet të plotësojnë ekspertët kontabël
Ekspertët kontabël të licencuar, të cilët do të përzgjidhen sipas Nenit 3 të këtij udhëzimi, përveç kushteve të përgjithshme të ushtrimit të profesionit të përcaktuara në Kapitullin 2 të Vendimit të Këshillit të Ministrave "Për miratimin e rregullave për organizimin e profesionit të ekspertëve kontabël të licencuar”, duhet të plotësojnë edhe kriteret e mëposhtme:
Të ushtrojnë profesionin e ekspertit kontabël të licencuar për jo më pak se 5 vjet;
të mos kenë marrë masa disiplinore: vërejtje me shënim në dosje ose pezullim të përkohshëm gjatë ushtrimit të profesionit të ekspertit kontabël;
të mos ketë qenë i zgjedhur në strukturat drejtuese të ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit;
të mos ketë qenë kandidat i mbështetur nga ndonjë parti politike apo koalicion në zgjedhjet pararendëse;
të mos ketë marrëdhënie krushqie të afërta ose gjinie deri në shkallë të katërt me kryetarët dhe drejtuesit e tjerë më të lartë të partive politike, të cilat do të jenë objekt i auditimit.
15 Shtator 2009