Presidenti Topi dekreton emërimin e qeverisë së re “Berisha 2”
Pritet miratimi i kabinetit qeveritar në seancë parlamentare. Kryeministri Berisha po shqyrton detajet e fundit të programit
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekretoi dje emërimin e Këshillit të Ministrave me të gjitha propozimet e paraqitura tek ai nga kryeministri Berisha. Duke u mbështetur në nenet 93, 96 dhe 98 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim të kryeministrit, Presidenti i Republikës dekretoi të gjithë ministrat e kabinetit të ri qeveritar. Për të marrë këtë vendim kreu i shtetit shfrytëzoi vetëm pesë ditë nga afati 7-ditor që i njihte si të drejtë Kushtetuta për të marrë vendimin për të dekretuar ministrat e rinj të kabinetit qeveritar. Dekretet e presidentit Topi pritet të miratohen së shpejti në seancë parlamentare. Burimet nga Kuvendi bënë të ditur se seanca parlamentare do të zhvillohet në ditët në vazhdim, por pritet më parë që kryeministri Berisha të ketë gati programin e ri qeverisës. Burimet nga Kryeministria bënë të ditur se gjatë këtyre ditëve kryeministri Berisha po studion, bashkë me bashkëpunëtorët e tij, detajet e fundit të programit qeverisës. Në seancën më të afërt parlamentare pritet që të gjithë ministrat të marrin votën pro të ligjvënësve të maxhorancës, pasi opozita do të vazhdojë bojkotin. Dekretet e presidentit për emërimin e ministrave miratohen me votim të hapur elektronik dhe kërkojnë shumicë të thjeshtë votash. Më pas kryeministri Berisha do të publikojë programin qeverisës, i cili më pas do të votohet në Kuvend. Pasi të miratohen në Kuvend, ministrat e rinj, së bashku me kryeministrin Berisha, do të shkojnë në Presidencë për t’u betuar para kreut të shtetit. Përsa i përket procesit të dekretimit të ministrave të rinj, Presidenti i Republikës, Topi, u shpreh dje për mediat se do të zbatojë vetëm Kushtetutën.
Qëndrimi
I pyetur nëse do të dekretohen të gjithë emrat e ministrave të propozuar, duke nënkuptuar edhe emrin e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, presidenti Topi u shpreh se pushtetet janë të ndara në Shqipëri dhe se ai nuk ndikohet nga rrethanat, por zbatohet me rigorozitet Kushtetuta. “Natyrisht, ju e dini që në Shqipëri pushtetet janë të ndara. Sikurse jam shprehur edhe në shumë momente të tjera, preokupimi im kryesor është që të mos devijoj për asnjë çast nga zbatimi i neneve të Kushtetutës, i gjithë kuadrit ligjor që rregullon aktivitetin e Presidentit në raport edhe me çështjen në fjalë. Çka do të thotë që në të gjithë procesin tim të dekretimit unë i referohem në mënyrë shumë rigoroze detyrimit kushtetues, ndërsa përsa i përket çështjes së këndvështrimit politik edhe moral, natyrisht që ky është një ekskluzivitet i propozuesit, që në rastin konkret është kryeministri”, - është shprehur presidenti Topi. Ai tha se nuk niset nga precedentët e së kaluarës për të dekretuar Këshillin e ri të Ministrave. “Në punën time nuk eci me precedent, ç’është e vërteta. Unë eci me atë kuadër kushtetues e ligjor që unë kam në punën time. Nëse do të veproj ndryshe, do të jeni ju të parët që do të ngrini pyetjen përse unë lëviz nga Kushtetuta. Por jam shumë i kujdesshëm. Në punën time jam shumë i ftohtë, jam pa emocione. Dikur kam qenë edhe unë në politikë, dhe jo në pak raste kam folur edhe me emocione. Sot nuk më lejohet, kështu që të jeni të sigurt që pushtetet janë të ndara, sikurse thashë. Morali politik është diku tjetër, aty ku bëhet politika. Presidenti ecën me ligjin dhe me kuadrin kushtetues. Kjo është e gjitha”, - është shprehur kreu i shtetit.
Presidenti Topi takon ambasadorin e parë të shtetit të pavarur të Kosovës, Gazmend Pulaj
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti dje Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë së Kosovës në Tiranë, Gazmend Pulaj, i cili paraqiti letrat kredenciale duke u bërë kështu zyrtarisht ambasadori i parë i shtetit të ri të pavarur të Kosovës në Shqipëri. Kreu i shtetit shqiptar, pasi u shpreh se “ky është një moment shumë i rëndësishëm dhe emocionues, sepse përbën finalizimin zyrtar të një marrëdhënieje që ne e kemi pritur me padurim”, e uroi zotin Pulaj për suksese duke e siguruar njëkohësisht ambasadorin kosovar për mbështetjen e tij të plotë dhe të të gjitha institucioneve të shtetit përgjatë misionit të tij. Zoti Pulaj theksoi se “ndihet shumë i nderuar dhe i privilegjuar që po përjetoj këtë çast historik duke përfaqësuar Kosovën si ambasador në Tiranë”, duke nënvizuar se zhvillimi dhe fuqizimi i mëtejshëm i marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit të shkëlqyer e vëllazëror mes dy vendeve do të jenë objektivat kryesorë të punës së tij në Shqipëri. Gjatë takimit u diskutua rreth situatës së re gjeopolitike në rajon, u shpreh interesi dhe vlerësimi reciprok për thellimin e marrëdhënieve shumë të mira e vëllazërore që ekzistojnë mes dy vendeve jo vetëm në fushën politike, por edhe në atë ekonomike, kulturore, etj., duke i kushtuar një vëmendje të veçantë procesit të njohjes së mëtejshme të pavarësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare nga sa më shumë shtete të tjera, numri i të cilëve sa vjen e rritet. Në këtë drejtim, presidenti Topi theksoi se pas stabilizimit të situatës, konsolidimit të një shteti demokratik dhe multi-etnik në Kosovë me strukturë dhe fizionomi euroatlantike, po dëshmohet përditë e më shumë se “Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të projektuara qartë drejt integrimit të përbashkët europian”.
15 Shtator 2009