Emrat e kandidatëve të LSI-së për zëvendësministra
Kandidaturat vijnë kryesisht nga radhët e Kryesisë së LSI-së. Emërimet pritet të bëhen pas votimit të qeverisë së re në Kuvend
Pas përcaktimit të ministrive dhe ministrave, marrëveshja midis Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim pritet që të konkretizohet edhe për funksionet shtetërore të niveleve të dyta. Lëvizja Socialiste për Integrim, si forca e dytë më e madhe e koalicionit qeverisës, do të ketë në kabinetin e ri qeveritar përfaqësuesit e saj në të paktën 6 poste zëvendësministrash. Kandidaturat e tjera kryesore të LSI-së për këto funksione vijnë kryesisht nga Kryesia e LSI-së. Kështu, ndër kandidaturat kryesore janë ato të kreut të KDK-së, Edmond Haxhinasto, nënkryetares Filloreta Kodra, anëtarëve të Kryesisë, Tokli Thomai, Edmond Panariti e Nora Malaj, si dhe kreut të LSI-së për diasporën, Leonard Beqiri. Gjithsesi, në selinë e LSI-së ende nuk ka një konfirmim zyrtar të emrave për zëvendësministra. Pritet që emrat e tyre të shpallen pas votimit të qeverisë në Parlament.
Negociatat
Fundjavën e kaluar, mediat raportuan për një takim në selinë e Kryeministrisë midis kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të LSI-së, Ilir Meta. Tema kryesore e këtij takimi ka qenë diskutimi i emrave dhe propozimeve të bëra nga LSI-ja për postet e zëvendësministrave. Takimi është zhvilluar pa praninë e medias dhe ka qenë i dyti radhazi midis Metës dhe Berishës, në kuadër të negociatave zyrtare për krijimin e qeverisë së re. Vizita e Metës në selinë e Ekzekutivit ka zgjatur për rreth 30 minuta. Berisha kishte lënë pa caktuar ende postet zëvendësministrore që do t’i liheshin LSI-së në bazë të marrëveshjes së nënshkruar. Për të caktuar emrat dhe ministritë konkrete ishte lënë një moment i dytë pas negociatave që do të bënte Berisha me aleatët e tjerë të së djathtës.
Marrëveshja
Në marrëveshjen e nënshkruar midis Berishës dhe Metës, Lëvizja Socialiste për Integrim do të drejtonte 3 ministri. Kreu i saj, Ilir Meta, do të jetë ministër i Jashtëm, njëkohësisht edhe zëvendëskryeministër; nënkryetari i LSI-së, Dritan Prifti, do të jetë ministër i Ekonomisë dhe Energjetikës; sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, do të jetë ministër i Shëndetësisë. Nga kjo marrëveshje LSI-ja do të përfitojë edhe postin e nënkryetarit të Kuvendit, i cili i është caktuar deputetit Nasip Naço. Por LSI-ja do të ketë gjithashtu të drejtën e përfaqësimit në të gjitha nivelet e pushtetit, nivelet drejtuese dhe administrative, hallkave të tjera të pushtetit në nivel qendror dhe atij vendor, në masën 20 për qind. Kjo nënkupton marrjen në drejtim të disa drejtorive të rëndësishme, gjithashtu Prefektura e Beratit dhe ajo e Fierit do të drejtohen nga përfaqësues të LSI-së.
Marrëveshja, LSI-ja do të ketë drejtimin e prefekturave në dy bastionet e saj
Nga marrëveshja e nënshkruar me Partinë Demokratike, interesant është fakti se LSI-ja do të marrë drejtimin e prefekturave në dy qarqe, të cilat konsiderohen edhe bastionet e saj. Bëhet fjalë për Prefekturën e Fierit dhe atë të Beratit, qarqe në të cilat LSI-ja, falë elektoratit të qëndrueshëm dhe mbështetjes me votë, arriti që të siguronte një mandat deputeti për secilin qark. Kështu, në qarkun e Fierit u zgjodh deputet nënkryetari Dritan Prifti, ndërsa në qarkun e Beratit u zgjodh deputet Nasip Naço. Tashmë në këto dy qarqe LSI-ja të ketë drejtimin e prefekturave dhe shumë shpejt pritet të bëhen edhe propozimet e kandidaturave për këto funksione të rëndësishme.
Ku bazohet programi qeverisës PD-LSI
Hartimi i programit qeverisës për vitet 2009-2013 është i bazuar në objektiva të përbashkëta të PD-së dhe të LSI-së. Këto forca politike synojnë përshpejtimin e procesit të integrimit të vendit në BE, për të dhënë rezultate të menjëhershme në realizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësimin në BE. Gjithashtu, objektiv i përbashkët midis dy partive është reformimi i Kodit Zgjedhor, konsolidimi i shtetit ligjor, cilësia dhe zbatueshmëria e ligjeve, lufta me tolerancë zero kundër krimit të organizuar, lufta me zero tolerancë kundër korrupsionit dhe rritja e transparencës qeverisëse. Angazhimet në programin qeverisës vijojnë me pavarësinë e sistemit gjyqësor në të gjitha nivelet, zhvillimin e qëndrueshëm e të gjelbër, duke e ndryshuar strukturën ekonomike të vendit për ta shndërruar atë në një vend të fuqishëm prodhues, duke ruajtur stabilitetin makroekonomik, realizimin e politikave nxitëse fiskale dhe ekonomike për të garantuar mbi 160 mijë vende të reja pune, përmirësimin e shërbimeve publike, në mënyrë të veçantë të shërbimit shëndetësor dhe arsimit. Në program përfshihet gjithashtu aprovimi i ligjit “Për kujdesin ndaj moshës së tretë”, reformimi dhe realizimi i politikave kundër varfërisë, krijimi i hapësirave më të mëdha për sipërmarrjen vendase dhe të huaj, sidomos për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, me fokus rritjen e prodhimit dhe punësimi si dhe forcimi i rolit të Shqipëri në arenën ndërkombëtare, me fokus interesat kombëtare, integrimin, sigurinë dhe paqen.
9 Shtator 2009