E Hënë, 2 Nëntor 2026

Emrat e të vdekurve janë regjistruar si votues

02/05/2005  Partitë në Gjirokastër shprehin shqetësimet për listat

Drejtuesit e partive kryesore në Gjirokastër, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, kanë paraqitur ankesat e para mbi listat e zgjedhësve. Sipas të dy palëve, në listë janë përfshirë dhe emrat e personave të vdekur. Ndaj, është kërkuar marrja e masave të menjëhershme, në mënyrë që të garantohen zgjedhjet e lira dhe konform standarteve ndërkombëtare. Nga ana tjetër, prej zyrtarëve të komisionit qendror të zgjedhjeve në Gjirokastër, është theksuar se do të merren masat në mënyrë që problemet e hasura të eliminohen. Një veprim i tillë është kërkuar që të zbatohet konform rregullave të vendosura në ligjin për regjistrimin e votuesve. Për këtë çështje, është ngritur dhe një komision parlamentar i posaçëm, që ka zbritur në të gjithë qytetet për të verifikuar listat e paraqitura. Madje prej OSBE-së si dhe ministrisë së pushtetit Vendor dhe Decentralizimit ka nisur një fushatë sensibilizuese, ku i kërkohet votuesve që të verifikojnë nëse e kanë emrin në listë. Për këtë çështje, është kërkuar shtyrja e afatit kohor të lënë për shpalljen e listës përfundimtare të votuesve. Ndërsa eliminimi i emrave të dubluar, do të kryhet prej qendrës kompjuterike të financuar prej OSBE-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›