E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pretendimet e PS

02/05/2005  Ministrja e integrimit Ermelinda Meksi, ka theksuar pak ditë më parë se Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian rreth vitit 2015. Sipas saj, në platformën e Partisë Socialiste për Integrimin, vendi ynë do të paraqesë kërkesën për anëtarësimin brenda vitit 2007, ndërsa pret anëtarësimin në vitin 2015. Gjithsesi, ministrja e integrimit Ermelinda Meksi, ka vlerësuar se vetëm pas realizimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, do të arrihet në nënshkrimin e marrëveshjes me Bashkimin Evropian. Ndaj fundi i vitit 2005, është konsideruar si afati më i mirë për nënshkrimin e marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit, që do ti hapë rrugën paraqitjes së kërkesës për anëtarësimin. Meksi, ka vlerësuar se deri më tani, është arritur përmbushja e kushteve të vendosura, ndaj zgjedhjet mbeten pika kyçe. Nga ana tjetër, burimet zyrtare kanë bërë të ditur se në datën 10 maj, do të zhvillohet raundi i rradhës për takimet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›