E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndotja, bllokohet furra dhe fabrika e vajit

02/05/2005  Inspektorët e bujqësisë dhe ushqimit në Berat, operacion nëpër punishte, baxho, etj.

BERAT- Mungesa e higjenës ka sjellë bllokimin e një furre buke, një punishte vaji dhe të një baxho në rrethin e Beratit. Ekspertët dhe inspektorët e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Ushqimit, bllokuan veprimtarinë e baxhos në komunën e Terpanit, të furrës së bukës në qytet, dhe të fabrikës së vajit në fshatin Starovë. Po gjatë këtij kontrolli, inspektorët kanë sekuestruar edhe 26 kv ushqime, vlefta e të cilave i kalon të 3. 230 miljonë lekë. Sipas burimit zyrtar, të tre aktivitetet private të prodhimit të nënproduktit të qumështit, prodhimit të bukës dhe të vajit, nuk plotësonin kushtet higjeno-sanitare dhe laboratorike, ku në disa raste kanë ndikuar negativisht në shëndetin e banorëve të zonave ku kryhet aktiviteti privat. Të tre subjektëve private u është bllokuar një sasi prodhimi e konsiderueshme me vlerën prej 3.1 milionë lekë. Vetëm fabrika e vajit në fshatin Starovë të komunës të Velabishtit, sipas të dhënave zyrtare, ka ndotur qindra dylymë tokë buqësore. Fabrika ende nuk ka një gropë skeptike dhe për pasojë, të gjitha mbetjet acide nga përpunimi i vajit të ullirit si bërsia dhe ujrat e përziera me mbetjet acide, derdhen në kanalin vaditës dhe prej andej shkojnë në tokat e fermerëve. Prishja e strukturës së tokës solli ankesat e fermerëve që kërkonin vemendje dhe ndërhyrje nga strukturat e posaçme të shtetit. Grupi i inspektorve, pasi bëri verifikimin në vend, urdhëroi menjëherë bllokimin e fabrikës, si dhe vendosi gjobën përkatëse sipas ligjit me vlerën 300 mijë lek. Drejtori i Bujqësisë dhe ushqimit Venetik Çela tha për gazetën, se grupi i kontrollit ka bërë deri tani 86 kontrolle në minifabrikat artizanale (baxhot) të prodhimit të qumështit dhe të nënprodukteve të tij, ku në rastin konkret ka rezultuar se një baxho në fshatin Tërpan, nuk kishte as kushtet minimale për prodhimin dhe përpunimin e nënprodukteve të bulmetrave. Ai shton se janë kontrolluar të gjitha fabrikat e prodhimit të vajit të ullirit, dhe përpunimit të frutave dhe perimeve, salcave, fabrikat e bukës, thertoret si dhe tregun e mishit. Çela thotë se sasia e ushqimeve u bllokua për arsye se nuk ishin vendosur pullat fiskale dhe se, kjo sasi kishte kaluar nga data e skadimit, ndërsa vazhdonte të ishte në treg e konsumit. Veç masës të bllokimit, tre akitivitetet dhe sublekte të tjera private e shtetërore të prodhimit agro-ushqimor, janë gjobitur nga grupi i kontrollit higjeno-sanitar 27 subjekte private, gjoba të cilat varjojnë nga 100 deri në 300 qind mijë lekë dhe vlefta e tyre shkon në miliona lekë. Po në sitën e kontrollit, kanë kaluar edhe 204 subjekte prodhimi të agro0përpunimit duke u bërë edhe 169 analiza laboratorike për lejimin apo jo, të nxjerjes në treg të nënprodhimeve të tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›